Sulmi në Bruksel, autoritetet
në kërkim të atentatorit të 3-të

Sulmi në Bruksel, autoritetet<br />në kërkim të atentatorit të 3-të
Përgjegjësinë e sulmeve terroriste në Bruksel, të kryera gjatë mëngjesit të kësaj të marte në aeroport dhe në metro, prej të cilave mbetën të vdekur të paktën 30 persona, e ka marrë grupi xhihadist i Shtetit Islamik. Policia belge menjëherë pas publikimit nga media të një fotoje ku shihen tre të rinj brenda aeroportit, i ka konfirmuar ata si autoret kryesorë te sulmit, e ka shpallur ne ekrkim personin e veshur me te bardha.

Mediat belge kanë publikuar një foto të 3 të dyshuarve kryesorë dy prej të cilëve kanë mbetur të vdekur ndërkohë që i treti i dyshuar si atentatori kryesorë ka mundur të shpëtojë.

Prokurori belg Frederic Van Leeuw tha se policia po kërkon një burrë te veshur me një xhaketë te bardhe me kapele te zeze i cili ishte fotografuar me dytë tjerë në aeroport. Ai tha se kërkimet jane shtrire ne disa zona te vendit e deri me tani nuk ka asnje person te ndaluar.

3
(Personi që dyshohet të jetë "Koka" e sulmeve në Bruksel)

Zhvillimet minut pas minuti për kapjen e atentatorit

Ora 20:20 Mediat: Terroristët përdorën bombë me gozhdë në aeroportin e Brukselit
Hetimet kanë treguar se të paktën një nga bombat e shpërthyera sot në aeroportin e Brukselit ishte nga ato që cilësohen si “bombë me gozhdë”.

Kjo bombe mbushet me pjesë metalike (vida ose gozhdë) që pas shpërthimit, këto të godasin personat e paprekur nga vala e saj duke u shkaktuar plagë të rënda, deri edhe vdekjen.
Zbulimi është bërë teksa një prej të plagosurve iu nënshtrua një skaneri ditën e sotme në Spitalin Ushtarak në Himbik, ku afër zemrës së tij u gjend një vidë të paktën 5.5 cm të gjatë.

bomba
Ora 18:45
 Policia belge: Tre personat ne foto autore te sulmit, nje ne kerkim

Policia belge menjëherë pas publikimit nga media të një fotoje ku shihen tre të rinjve brenda aeroportit, konfirmon faktin se ata janë autorët e sulmit. Ndërkaq, Prokuroria e Brukselit konfirmon se personi me të bardha ka qenë subjekt i hetimeve.

Një dëshmitar tha se kishte dëgjuar të thirrura në arabisht dhe disa të shtëna, përpara se dy shpërthimet të dëgjoheshin në lozhën e nisjeve të Aeroportit të Zeventemit, si dhe në një metro.

Agjencia informative e xhihadistëve “Amaq” deklaroi se grupi i Shtetit Islamik ka marrë përgjegjësinë vetëm pak orë pas sulmeve të mëngjesit. “Luftëtarë të Shtetit Islamik kanë hapur zjarr brenda Aeroportit të Zaventemit, përpara se disa prej tyre të aktivizonin rripat e eksplozivit, ndërkohë që një kamikaz martir hodhi veten në erë në stacionin e metrosë së Maalbeekut”, thuhet në agjencinë e xhihadistëve.

Sulmet e koordinuara shkaktuan alarme sigurie në të gjithë Europën, si dhe nxitën shprehjen globale të mbështetjes, vetëm 4 ditë pasi policia e Brukselit kapi të dyshuarin e mbijetuar të sulmeve terroristë të Parisit, nëntorin e kaluar, të marra përsipër sërish nga ISIS.
foto

*Lajmi ne perditesim

Redaksia Online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër