Një nga dy terroristët të cilët u hodhën në erë në aeroportin Zaventem në Bruksel ka punuar për dy muajsh në Parlamentin europian. Sipas deklarates te publikuar nga parlamentit kamikazi që shkaktoi qindra të vdekur ka punuar me shërbimet pastruese gjatë vitit 2009 deri në vitin 2010. Terroristi ka punuar me anë të një kontrate si student.
Mirëpo, sipas burimeve, mësohet se bëhet fjalë për Najim Laachraoui, njëri prej atentatorëve në Aeroportin e Brukselit.
Në të njëjtën deklaratë, Parlamenti këmbëngul se firma që kishte fituar të drejtën për pastrimin e ambienteve ka provuar se personi nuk kishte asnjë të kaluar kriminale.
Najim Laachraoui dyshohet se ka qenë pjesëmarrës edhe në sulmet e Parisit.
Ndërsa nga ana tjetër kryeministri belg Charles Michel mbron shërbimet e inteligjencës duke thënë se nuk pranon të flitet për dështim sepse si në cdo vend ka edhe suksese. Ai shton se për të arrestuar Salah Abdeslam u deshën 4 muaj, ndërsa për të kapur Bin Landen u deshën 10 vite dhe më shumë të vdekur ne New York.
Redaksia online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com