Shefi i Shtabit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), gjenerallejtënant Eyal Zamir, tha se raketat iraniane kanë një "rreze veprimi që mund të arrijnë kryeqytetet evropiane: Berlinin, Parisin dhe Romën, dhe të gjitha janë brenda rrezes së drejtpërdrejtë të zjarrit".

Gazeta Times of Israel raportoi komentet e Zamirit, pasi Irani nisi një raketë balistike ndërkontinentale me një rreze veprimi prej 4,000 kilometrash drejt një objektivi amerikan në ishullin Diego Garcia në Oqeanin Indian.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Irani sulmon me raketa qytetet izraelite të Aradit dhe Dimonës, plagosen dhjetëra persona! Vendet e G7 kundër Teheranit: Ndalni sulmet ndaj civilëve!