Sulmi në Londër, 3 ish ushtarët
shqiptarë shpëtojnë 130 klientë
Video/Momenti kur klientët fshihen nën tavolina

Sulmi në Londër, 3 ish ushtarët<br />shqiptarë shpëtojnë 130 klientë<br />Video/Momenti kur klientët fshihen nën tavolina
LONDER-Tre ish ushtarakë shqiptarë mund të konsiderohen heronj gjatë sulmit në Londër pasi ata kanë ndihmuar rreth 130 persona që ndodheshin në restorantin pranë urës së Londrës ku tre agresorë të shtunën shtypën turmën e më pas nisën të godasin qytetarët me thika.

Ishte vetë pronari i Lokalit “Café Brood”  i cili rrëfeu për mediat se tre ish-pjesëtarë të ushtrisë shqiptare të cilët punojnë në barin e tij kanë ndihmuar që të gjithë klientët të ishin të sigurt në tarrace ndërsa 3 agresorët kishin nisur sulmin e tyre me thika.

Zoti Mark Stembridge shprehet se klientët e tij ruajtën qetësinë falë 3 shqiptarëve.
 
 “Tre djemtë po bërtisnin, nuk di t'ju them cfarë po thonin.Tre shqiptarët qetësonin njerëzit duke u thënë se situata nuk ishte dhe aq e rrezikshme në mënyrë që të evitonin përshkallëzimin e panikut. Agresoret hezituan te nderhynin kur pane se ne ishim te mireorganisuar'.
 

Sipas pronarit tre nga punonëjsit e tij që janë ish ushtarë shqiptarë u  treguan shumë të zotë për të ruajtur sigurinë pasi sipas tij ata janë të mirëtrajnuar

Ai rrëfen se klientët qëndruan të mbyllur në lokal rreth një orë përpara se të evakuoheshin nga policia.

Stembridge thekson se pas sulmit të pak muajve më parë në Westminster kishte kërkuar që policia të shtonte sigurinë.

Kujtojmë se nga sulmi në urën e Londrës humbën jetën 7 persona e  u plagosën me dhjetra të tjerë ndërsa policia asgjesoi 3 agresorët.

Sulmi terrorist në Londër, 7 të vdekur, policia vret tre autorët
Dy javë pas sulmit terrorist në Manchester ku humbën jetën 22 të rinj dhe të reja, Londra sërish në alarm, pasi dy atentate të njëpasnjëshme terroriste, kanë shkaktuan te shtunen duke u gdhire dita e diele, disa viktima e dhjetëra të plagosur.
 
Sulmi i parë ndodhi në London Bridge, ku një furgon u fut mes turmës dhe mori përpara dhjetëra persona. Të tjerë civilë u qëlluan me thikë pak çaste më vonë në Borough Market, ndërsa një incidenti i tretë ndodhi në Vauxhall, por sipas Scotland Yard nuk bëhet fjale për sulm terrorist.
 
Sipas të dhënave të policisë, 7 persona kanë humbur jetën, mes të cilëve edhe tre agresoret të cilët janë ekzekutuar menjëherë nga policia.
 
Scotland Yard rindërtoi ngjarjen, duke bërë të ditur se terroristët fillimisht përdorën një furgon që u fut me shpejtësi mes njerëzve në London Bridge, rreth mesnatës.

[gallery]22561[/gallery]

Redaksia Online
e.m/d.b/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës