Sulmi në Londër, identifikohet
terroristi që vrau 3 persona

Sulmi në Londër, identifikohet<br />terroristi që vrau 3 persona
LONDËR-Identifikohet autori i sulmit terrorist që tronditi mesditën e djeshme Londrën. Sipas mediave britanike të cilat citojnë burimet policore ai është Khalid Masood, 52 vjeç.
 
52-vjeçari u vra dje nga punonjësit e policisë, teksa po përpiqej të hynte në godinën e Parlamentit. 

Sipas policisë Masood i cili mbante edhe emra të tjerë jetonte në zonën e West Midlands, pranë qytetit të Birmingham ku polici ndërmori edhe një aksion ku arrestoi 8 persona.

Ai nuk ishte dënuar për terrorizëm, por ishte një element i njohur nga shërbimet.

”Masood nuk ishte nën hetim dhe nuk kishte informacione lidhur me qëllimet e tij për sulme terroriste, por ishte element i njohur pasi ishte ndaluar më parë për agression, posedim armësh dhe thyrje të rendit publik”-
thuhet në deklaratën e policisë. 
 
Vetë agresori vrau me thikë një polic, dhe shtypi me makinën e tij 2 persona në urën Westminster.

Pak orë më parë kryeministrja May deklaroi se autori ishte një element i njohur radikal për inteligjencën britanike. Po ashtu Shteti Islamik përmes faqes së saj ‘’Amaq’’ mori përsipër sulmin në Londër duke thënë se autor ishte një ushtar i tyre. 

Redaksia Online
XH.K.E.M/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)

Zjarr pranë ish-repartit ushtarak në Fier, dëgjohen shpërthime fishekësh (VIDEO)