Sulmi në Londër, policia: Autori
veproi i vetëm,lirohen 9 të arrestuarit

Sulmi në Londër, policia: Autori<br />veproi i vetëm,lirohen 9 të arrestuarit
Ndërsa kanë kaluar disa ditë nga sulmi terrorist që tronditi kryeqytetin britanik, policia jep edhe me shumë detaje për ngjarjen.

Autoritetet të cituara nga mediat ndërkombëtare raportojnë se agresori i cili këtë të mërkurë vrau 4 persona ka vepruar i vetëm dhe nuk ka patur bashkëpunëtorë.
 
Madje policia hedh poshtë edhe hipotezat e ngritura për terrorizëm pasi sipas tyre nuk janë zbuluar të tjera detaje.
 
“Besojmë se Khalid Masood ka vepruar i vetëm arsyet e vërteta ndoshat nuk do t’i mësojmë asnjëherë”,-shprehet njëri nga hetuesit e çështjes.
 
E sa i përket hetimeve të mëtejshme nga 11 personat e arrestuar, 9 prej tyre janë lënë të lirë.

Kujtojmë se në 22 mars autori 52-vjeçar eci me shpejtësi drejt kalimtarëve ne urën Westminster duke vrarë 3 persona e më pas u drejtua me shpejtësi drejt parlamentit duke goditur për vdekje me thikë një punonjës policie.
 
Një ngjarje e tillë shkaktoi terror dhe frikë në Britani duke e vendosur vendin në gjendje alarmi.
 
Edhe natën e mbrëmshme një episod i ngjashëm shkaktoi sërish panik ku dy persona që ishin duke drejtuar një makinë kanë përplasur këmbësorët të cilët ishin para një pubi.
 
Policia gjeti një thikë në trotuar dhe në makinë por nuk e ka etiketuar ngjarjen si një sulm terrorist.

Redaksia Online
XH.K/E.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë