Policia në Londër publikoi fotot e rripave eksplozivë falsë që kishin veshur 3 terroristë të cilët në 3 qershor ndërmorën sulmin në urën e Londrës ku mbetën të vrarë 8 persona.

“Nuk kisha parë asnjëherë në Mbretërinë e Bashkuar një teknikë të tillë’ u shpreh kreu I policisë Dean Haydon I cili shtoi se terroristët  duke mbajtur rripa të tillë synon të  të krijonin panik.
 
Fotot e publikuara tregojnë se rripat ishin të përbërë prej lëkure  dhe të lidhur me disa bidona plastikë uji. Secili prej 3 agresorëe tashmë të identifikuar Khuram Butt, Rachid Redouane e Youssef Zaghba mbanin këto rripa fals teksa po drejtonin furgonin e bardhë në Urën e Londrës. Në të njëjtën mënyrë ata u shfaqën edhe në sulmin e dytë kur nisën të godasin me thikë kalimtarët. Autorët në 8 minuta u asgjesuan nga policia.
 
“ Ndoshta ata planifikonin një situatë rrethimi dhe duka mbajtur eksplozivët do të mbroheshin nga të shtënat’ sqaroi policia.

Rreth 20 persona janë arerstuar gjatë hetimeve për këtë sulm terrorist që godtit Britaninë ndërsa policia është duke punuar ndëse autorët kanë patur bashkëpunëtorë.

[gallery]22646[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com