Sulmi në Londër, shkon në 4 numri
i viktimave, autori Khalid Masood

Sulmi në Londër, shkon në 4 numri<br />i viktimave, autori Khalid Masood
ANGLI-Tre qytetarë, një polic dhe agresori i vrarë, ky është bilanci i të vdekurve nga ngjarja që tronditi dje Londrën e mbarë botën.
 
Autori u identifikua 24 orë pas sulmeve. Ai është Khalid Masood, 52 vjeç, i lindur në Kent, të Britanisë. 52-vjeçari vrau 4 persona me makinë e plagosi shumë të tjerë para se të përplaste makinën me gardhin e Parlamentit britanik.
 
Aty gjeti vdekjen Aysha, mesuesja e spanjishtes që kishte shkuar të merrte në atë moment fëmijët nga shkolla.
 
Më pas ai theri me thikë për vdekje një polic rrugor. Keiht Palmer 48 vjec gjeti vdekjen e menjëhershme nga plagët e marra. Agresori më pas u qëllua nga policia dhe gjeti vdekjen në spital. 
 
I treti që humbi jetën ishte një burrë rreth të 55-ave, Kurt Cochran i cili gjeti vdekjen gjithashtu nga përplasja me makinë e agresorit. 55-vjeçari amerikan ndodhej në Londër për pushime së bashku me gruan. 

Sakaq mbrëmjen e së enjtes një 75-vjeçar humbi jetën si pasojë e sulmit, i cili fatkeqësisht nuk mundi t’i mbijetonte plageve të marra. 
 
Kryeministrja Thereza May paralajmeron se vendi eshte ne gjendje emergjence dhe në gatishmeri pasi shërbimet inteligjente kanë informacione për sulme të tjera të ngjashme.
 
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin duke u shprehur se agresori ishte një prej tyre: Është ushtar i Kalifatit.

Londër, identifikohet terroristi që vrau 3 persona

Identifikohet autori i sulmit terrorist që tronditi mesditën e djeshme Londrën. Sipas mediave britanike të cilat citojnë burimet policore ai është Khalid Masood, 52 vjeç.
 
52-vjeçari u vra dje nga punonjësit e policisë, teksa po përpiqej të hynte në godinën e Parlamentit.
 
Vetë agresori vrau me thikë një polic, dhe shtypi me makinën e tij 2 persona në urën Westminster.

Pak orë më parë kryeministrja May deklaroi se autori ishte një element i njohur radikal për inteligjencën britanike. Po ashtu Shteti Islamik përmes faqes së saj ‘’Amaq’’ mori përsipër sulmin në Londër duke thënë se autor ishte një ushtar i tyre. 

Sulmi në Londër, ISIS merr përgjegjësinë: Ishte ushtari ynë

Shteti Islamik merr përgjegjesinë e sulmit në Londër ku mbetën të vrarë 3 persona, ndërsa një person i cili drejtonte një automjet hyri mes këmbësorëve duke shkaktuar një kaos të vërtetë dhe më pas u drejtua drejt godinës së paralamnetit. 
 
ISIS përmes faes së saj “Amaq” konfirmon se sulmi në parlamentin britanik është kryer nga një luftëtar i shtetit islamik, luftëtar i cili iu përgjigj thirrjeve për të goditur të gjithë qytetarët e shteteve të koalicionit.

Britani e Madhe, May: Sulmet terroriste mund të godasin sërish
Një ditë pas sulmit të Londrës ku humbën jetën 4 persona,  kryeministrja britanike del para mediave duke dhënë alarmin se sulmet terroriste mund të godasin sërish.
 
Edhe një here kreu i ‘Downing Street’ konfirmoi se Britania nuk ka frikë nga terrorizmi dhe se ky ishte një sulm kundër njerëzve të lirë.
 
Sipas saj, sulmi ishte i inspiruara nga matricat islamike dhe të frymëzuara nga ideologjia islamike. Edhe nje herë, kryeminsitrja shtoi se duhet treguar kujdes për të mbrojtur komunitetin.
 
Dhe për këtë arsye në të gjithë vendin do të shtohen forcat e sigurisë. Gjatë fjalës së saj,  May tha se personat që u plagosën dje u përkasin kombësive të ndryshme.
 
Ajo konfirmoi se autori i lindur në Britani ishte nje element i njohur nga inteligjenca britanike sa i përket ekstermizmit të dhunshëm.

Sipas të dhënave, agresori ishte i inspiruara nga ideologjia islamiste, tha May duke shtuar se hetimeve vijojnë dhe se publiku duhet të qëndrojë vigjilent.

Mesuesja Aysha
Mësuese e spanjishtes, nënë e dy fëmijëve që gjen vdekjen teksa po merrte vajzat nga shkolla tronditi mbare opinionin britanik. Aysha Frade, 43 vjec ishte duke ecur drejt shkollës, për të kthyer në shtëpi dy vajzat e saj 8 dhe 11 vjeç kur u vra rrugës nga sulmi me makinë. E martuar me nje portugez, Aysha njihej si nje nen shembullore dhe mesuese e devotshme. Por ky është profili i njëres prej viktimave të terrorizmit dje në Londër, kur një makinë Hyundai 4X4 mori përpara kalimtarët në urën e Westminster dje pasdite ku gjetën vdekjen 4 persona, mes tyre dhe agresori.

mesuesja
(Aysha, mesuesja qe u perplas per vdekje nga terroriristi)

Zbulohet identiteti i oficerit të policisë që humbi jetën

Oficeri i policisë i cili humbi jetën gjatë sulmit terrorist në Westminister ditën e djeshme është identifikuar si PC Keith Palmer.
 
PC Palmer ishte një anëtar i komandës për mbrojtjen parlamentare dhe diplomatike, ku kishte shërbyer prej15 vitesh.
 
"Një prej atyre që humbën jetën sot ishte edhe oficeri Keith Palmer, një anëtar i komandës për mbrojtjen parlamentare dhe diplomatike. Keith, 48-vjeç, i cili shërbeu për 15 vite, ishte një baba dhe një bashkëshort. Ai u largua sot nga familja e tij me mendimin se do të mbaronte turnin dhe do të kthehej sërish, kishte çdo të drejtë që ta mendonte këtë gjë", është shprehur zëvendës komisioneri dhe drejtori i kundërterrorizmit në policinë  Metropolitane, Mark Roëley.
 
Palmer u qëllua për vdekje me thikë nga agresori në momentin që po tentonte të hynte në ndërtesën e parlamentit.
 
Keith Palmer
(Keith Palmer, oficeri i policisë që u qëllua me thikë nga agresori)

viktima e 4 ne londer
(Viktima e 3 rreth 50 vjec ende e paidentifikuar)

autori i londres vdes
(Autori i qelluar nga policia)

Shokuese/ Djaloshi bën “seflie” me viktimat e sulmi

Teksa Londra ishte në panik, ku 3 persona humbën jetën si pasojë e një sulmi terrorist mbrëmjen e djeshme, një djalosh është fotografuar duke bërë një selfie me viktimat.
 
Djaloshi me syze në vend të jepte ndihmën e tij në këtë situatë tragjike ka zgjedhur që të bëjë në selfie, foto e cila ka tronditur opinionin publik. 

Ajo është shpërndarë në rrjetet sociale nga shumë përdorues, sipas të cilëve është një mënyrë për të treguar se sa ka degraduar shoqëria në ditët e stome.


Si ndodhi
Cdo gjë nisi pak pas orës 15 të pasdites, kur një makinë me një shpejtësi marramendëse i drejtohej mes turmës e cila po shëtiste mbi urën Westminster, urë e cila lidh Londrën me Big Ben. Dy kalimtarë mes të cilëve një grua mbeti mbetën të vrarë ndërsa mes të plagosurve ka disa studentë francezë dhe policë që po ktheheshin nga një ceremoni. Një grua u hodh në ujërat e lumit Tamiz por fatmirësisht u shpëtua. Agresori e mbylli aksionin e tij duke u përplasur me kangjellat e parlamentit. Më pas doli nga automjeti i pajisur me një thikë, hyri në gardhin e parlamentit dhe goditi për vdekje një polic. Edhe pse u përpoq të godiste edhe një tjetër polic në ato momente ai u qëllua me disa plumba duke mbetur i vrarë.
 “Ishte një ditë për të cilën ishim përgatitur por shpresonim se nuk do të ndodhte kurrë, por u bë realitet’ u shpreh në mbrëmjen e së mërkurës kreu i antiterrorizmit të Scotland Yard Mark Rowley

Sulmi terrorist në Londër, blic ​në Birmingham, 8 të arrestuar
Vetëm pak orë pasi një person përhapi panik duke vrarë të paktën 4 persona, policia e Londrës nisi kontrollet në të gjithë qytetin.
Me qindra detektivë kanë punuar përgjatë gjithë natës e kanë kontrolluar të paktën 6 banesa. Ndërsa janë arrestuar 8 persona.

Çasti kur terroristi shtyp kalimtarët gruaja hidhet nga ura në Londër/VD
Atentatori teksa ecte me shpejtësi ka përplasur me një makinë tip “4x4” qytetarë britanikë dhe turistë francezë në urën “Westminster” dhe më pas është drejtuar për në godinën e Parlamentit duke u përplasur me gardhin rrethues.

VIDEO/ Ja momenti kur qëllohet për vdekje terroristi në Londër
Mediat ndërkombëtare kanë publikuar momentin kur qëllohet me armë zjarri agresori para parlamentit britanik.
 
Pasi dështoi për t’u futur me makinë në godinën e parlamentit, agresori Abu Izzadeen ka dalë nga makina dhe është përleshur me policët me thikë, duke lënë një oficer të vdekur.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë