Sulmi në Londër, vajza e agresorit
refuzoi idealet e babait xhihadist

Sulmi në Londër, vajza e agresorit<br />refuzoi idealet e babait xhihadist
Teegan Harvey është vajza e agresorit të sulmit në Londër  Khalid Masood. 18-vjeçarja është bërë e njohurvetëm pak ditë pasi babai i saj i cilësuar si xhihadist vrau të paktën 4 persona duke shkaktuar frikë dhe panic në Britani dhe jo vetëm.

Teegan është cilësuar si vajza e cila luftoi e para kundër idealeve të babait të saj. ndryshe nga motra e saj 24 vjeç e cila u vesh me veshjen muslimane, 18-vjeçarja  arriti të tejkalonte presionin dhe vendosi të jetonte ndryshe, të vishej ndryshe sipas stilit perëndimor. Ajo nuk pranoi të vishte burka.

Dy vajzat janë të bijat e Jane Harvey ish gruaja e Masood, të cilën e takoi në 1991 dhe pak vite më pas ai u radikalizua.

Më pas në vitin 2004 Masood u martua me një vajzë të re muslimane.

Masood këtë të mërkurë vrau të paktën 4 persona. Hipur në automjetin e tij ai eci me shpejtësi drejt urës Eestminster duke vrarë 3 persona dhe më pas iu drejtua parlamentit ku vrau me thikë një polic.

52-vjecari u vra më pas nga policia ndërsa shteti islamik mori përsipër sulmin duke thënë se ishte realizuar nga një ushtar i saj.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë