Sulmi në Londër,zbardhet e verteta
e gruas myslimane 'indiferente'

Sulmi në Londër,zbardhet e verteta<br />e gruas myslimane 'indiferente'
Jo gjithçka që ka të bëjë me sulmet terroriste është e lidhur me fenë islame, pavarisht se agresorët përshkruhen si radikalë islamikë.

Kjo foto ku duket një grua e veshur me veshjen tradicionale muslimane e cila ecën në urën Westminster ndërsa në rrugë ndodheshin të plagosurit e sulmit, ku dy ditë më parë një 52 vjeçar kaloi përmes kalimtarëve ka ‘ndezur’rrjetet sociale. 

Kjo grua u përshkrua madje u akuzua si indiferente pasi ecte përmes të plagosurve pa ndalur tek ata. Madje sulmet në rrjetet sociale ishin aq të ashpra ku shumë qytetarëve denigronin komunitetin musliman. 

Por fotografi qe ka realizuar foton mbrohet duke thënë se gjithcka është një manipulim. Sipas fotografit, gruaja ishte  e shokuar dhe nuk po injoronte ngjarjen, sic u perfol ne shume portale.

Por në mbrojtje të gruas kanë dalë shumë përdorues të rrjeteve sociale të cilët thonë se ajo është e terrorizuar, është një qytetare britanike si gjithë të tjerët e cila ndodhej në vendin e sulmit.

Madje  shumë mbështetës të saj kanë publikuar foto të ngjashme ku duket një burrë i cili ndodhet në të njëjtën pozicion duke ngritur pyetjet se përse akuzohet gruaja dhe ai jo?

Ndërsa media britanike Daily Mail bën thirrje që çdokush që njeh gruan të kontaktojë të përditshmen.


gruaja muslimane

[gallery]21576[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës

Të ardhurat nga doganat për korrikun 25 milionë euro më shumë se vjet, rritet konsumi produkteve të akcizës