Sulmi në Londër, zbulohet autori
i tretë, 22 vjeç italo-maroken

Sulmi në Londër, zbulohet autori<br />i tretë, 22 vjeç italo-maroken
Autor i i tretë i sulmit në Londër , është ndaluar një vit më parë  ne Bolonjë, pasi ka nënën italiane.

Youssef Zaghba është emri i terroristit të tretë babai i të cilit është maroken.Identifikimi i tij i jep fund ndertimit te puzzle sa i perket agresoreve qe goditen te shtunen në mesnate Londren.

marokieni londer isuf
Youssef Zaghba, autori i tretë i sulmit në Londër

I riu i lindur në 1995 u ndalua  në 2016 në Bolonja ku jetonte nëna e tij. Ai u ndalua teksa po tentonte të kalonte drejt  Turqise e me pas synonte të shkonte në Siri.

Gjatë ndalesës atij iu sekuestrua celulari ku kishte filmime që e lidhnin me Shtetin islamik.

Ai ishte objekt i njohur si nga siguria italiane por edhe ajo britanike dhe ajo marokene.

Një ditë më parë  policia publikoi emrat e dy nga agresorëve të cilët u asgjësuan nga policia.

Bëhej fjalë për Khuram Butt  i njohur si kapo i celulës dhe Rachid Redouane. 

Redouane ishte 30 vjec dhe kishte dy nënshtetësi marokene dhe libiane.Khuram Butt ishte anëtar i grupit islamik al-Muhajiroun, themeluar nga predikuesi radikal Anjem Choudary i cili aktualisht është në burg.

Familja e Butt 27 vjec mendohet se është me origjinë nga Pakistani por mendohet se ai është rritur në Britaninë e Madhe ku u shndërrua edhe në tifoz të Arsenalit ishte pikërisht ai që kish veshur bluzën e skuadrës gjatë natës së sulmit.

Krerët e policisë konfirmuan se 27-vjeçari Khuram Butt,  njihej për policinë londineze dhe shërbimet sekrete të brendshme që prej vitit 2015, por asnjëherë nuk kishte pasur të dhëna se ai po organizonte një komplot. 

27-vjeçari Butt dhe dy bashkëpunëtorët e tij vërshuan me një furgon në drejtim të këmbësorëve në Urën e Londrës, përpara se të zbrisnin dhe të vrisnin me thikë njerëzit e pranishëm në atë zonë. 

Të tre agresorët u vranë më pas nga policia, që i qëlloi për vdekje 8 minuta pasi kishte marrë sinjalizimin për atë që po ndodhte. Nga sulmi 7 persona mbetën të vrarë dhe 48 të plagosur.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri

VIDEO nga Shëngjini/ Digjet një shtëpi pushimi te Rana e Hedhun, flakët rrezikojnë dhe Kishën! Ndërhyn helikopteri