Sulmi në Mançester, liderët botëror
bashkë kundër terrorizmit

Sulmi në Mançester, liderët botëror<br />bashkë kundër terrorizmit
Sulmi terrorist që tronditi Britaninë e Madhe në minutat e para të së martës shkaktoi reagim dhe indinjate në shumë vende të botës.
 
Shumë prej liderëve ndërkombëtarë janë bashkuar me dhimbjen e britanikëve duke bërë thirrje për tu bashkuar në luftën kundër terrorizmit.

‘E shokuar dhe keqardhje për jetët e humbura në Mançester, shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë viktimat dhe familjarët e tyre, Ky sulm terrorist do të na bashkoj më shumë me miqtë tanë në Britani.Ju sigurojmë se Gjermania ju përkrah” u shpreh në mesazhin e saj kancelarja Merkel.

Edhe president ii sapozgjedhur i Francës Emmanuel Macron shprehu keqardhjen e tij duke shtuar se së bashku do të luftohet terrorizmi. Bashkimi Evropian përmes kreut të Këshillit të Evropës Donald Tusk shprehu mbështetjen për Britaninë e Madhe..Edhe presidenti Trump e cilësoi Sulmin të tmerrshëm duke u treguar edhe më i ashpër në retorikën e tij ndaj autorit.

Nato, kryeministri italian Gentiloni, Turqia, shprehen keqardhjen e tyre për viktimat duke dënuar sulmin.

“Të rinjtë në Manchester u vranë nga vrasës të këqinj nga vrarës humbës. Shpreh ngushëllimet e mia për Britaninë. Vrasës të tillë duhet të shfarosen nga shoqëria jonë, ne nuk duhet të tolerojnë vijimin e gjakderdhjes.” u shpreh manajti.
 
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e konsideroi sulmi cinik dhe ç’njerëzor. Në mesazhin dërguar kryeministres britanike May Putin u shpreh se është i gatshëm për të forcuar bashkëpunimin kundër terrorizmit.

Sulmi kamikaz i cili ndodhi gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande në Manchester Arena u mori jetën 22 personave mes tyre shumë fëmijë plagosi 60 të tjerë ndërsa mediat raportojnë se ka ende të zhdukur. Ngjarja është cilësuar si më e renda që nga viti 2005, kur gjatë një sulmi në Londër humbën jetën 52 persona.
 
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024