MANCHESTER- Mediat e shkruara në Britaninë e Madhe i kanë kushtuar faqet e para, fotove të të rinjve që humbën jetën në atentatin kamikaz në "Manchester Arena", ndërsa ajo që ka tërhequr jo pak vëmendje, ka qenë vogëlushja Saffie, gjithashtu viktimë e këtij atentati.
Mes 22 viktimave, një numër i konsiderueshëm janë fëmijë dhe adoleshentë, adhurues të këngëtares amerikane, Ariana Grande.
Saffie është 8-vjeçarja që humbi jetën mes bombave të terroristit me origjinë libiane por me shtetësi britanike. Fotot e të miturës dhe të rinjve të tjerë janë publikuar nga thuajse i gjithë shtypi britanik, ndërsa kanë bërë edhe xhiron e internetit.
22 fëmijë dhe adoleshentë humbën jetën tragjikisht në orët e para të mëngjesit të djeshëm, pas shpërthimit kamikaz të Salman Abedi pranë pallatit të koncerteve në qytetin e Manchesterit.
[gallery]22422[/gallery]
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

FOTO