Sulmi në Manhattan, Trump: 
​Vetting ekstrem për emigrantët

Sulmi në Manhattan, Trump: <br />​Vetting ekstrem për emigrantët<br>
Pas sulmit që ndodhi dje në New York, ku humbën jetën 8 persona, vjen vendimi ekstrem nga presidenti Donald Trump. Ky i fundit ka urdhëruar “verifikim ekstrem” të emigrantëve, pasi policia ka arrestuar një shtetas nga Uzbekistani, i cili dyshohet të jetë autor i sulmit të djeshëm, që cilësohet deri më tani si ‘sulm terrorist’.

Ky ishte sulmi i parë i tillë në Nju Jork prej 11 shtatorit të vitit 2001 dhe hera e parë që në Shtetet e Bashkuara është ndërmarrë një sulm i tillë me makinë, i ngjashëm me ato që kanë ndodhur në Evropë. “Sapo kam urdhëruar Departamentin e sigurisë për ta shtuar Programin e Verifikimit Ekstrem. Duke qenë korrekt politikisht është mirë, por jo për këtë”, shkruan Trump në Twitter.

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën e dhjetëra të tjerë janë plagosur pasi një 29 vjeçar me kamionçinë pranë rrugëve “Chambers” dhe “Houston” në Nju Jork, duke marrë përpara çiklistë e këmbësorë, e në fund u përplas me një autobus shkolle, ku la të plagosur dy nxënës dhe dy të rritur. Më pas ai zbriti nga kamioncina, ndërsa në duar mbante dy armë, një pistoletë të rreme dhe një tjetër të vërtetë, nisi të qëllojë me armë. Fatmirësisht agjentët e policisë e arrestuan në kohë, pasi e plagosën në këmbë.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta

Shtyhet në datë 12 shtator seanca paraprake e 'Sterilizimit', shkak mungesa e një avokati! Beqaj në GJKKO: Aktet përmbajnë të pavërteta