Sulmi në metro, inteligjenca ruse:
Autori nga Kirgistani, ish- shef kuzhine

Sulmi në metro, inteligjenca ruse:<br />Autori nga Kirgistani, ish- shef kuzhine
Një ish- shef kuzhine, që përgatiste Sushi, i quajtur Akbarjon Djalilov, 22 vjeç është autori i dyshur i sulmit në metronë e Shën Petersburg, Rusi.
 
22- vjeçari ka lindur në Kirgistan, dhe është fotografuar nga kamerat e sigurisë në metro. Ai kishte veshur një xhup të kuq, mbante syze dhe një kapuc blu si dhe një çantë shpine.
 
Zyrtarët  e Kremlinit u shprehën se pjesët e trupit të autorit të dyshuar, Akbarjon Djalilov u gjetën në vendin e ngjarjes një ditë pasi një tren u hodh në stacionin mes në ‘Sennaya Ploshchad’ dhe ‘Sadovaya’ të Rusisë.
 
Imazhet e publikuara nga CCTV, duket 22- vjeçari i cili mban duart e mbledhura, ku dyshohet se po shtrëngonte këmbëzën e bombës.
 
Sulmi dyshohet se është bërë nga militantë të ISIS, por ka disa zyrtarë të tjerë që e kanë cilësuar si një sfidë ndaj Vladimir Putin, pasi shpërthimi ndodhi pikërisht në momentin që ai ishte në qytet.

Këtë të hënë zemra e Rusisë, metrojë në Shën Petërburg u godit nga një shpërthim me bombë duke lënë të vdekur rreth 14 persona dhe duke plagosur me dhjetra të tjerë.

Shpërthimi ndodhi në një vagon të trenit mes stacionit ‘Sennaya Ploschad dhe Univeristetit Teknologichesky Institute’.
 
Autoritetet po hetojnë pistën e terrorizmit ndërsa janë duke bashkëpunuar edhe me sigurinë në Kigistan për të marrë më shumë të dhëna për autorin e dyshuar i cili mund të jetë arratisur.
 
Presidenti Putin lule e qiri në nder të viktimave
Shefi i Kremlinit ishte në metro dhe vendosi nje tufë me traëndafila të kuq në kujtim të viktimave.
Edhe vetë presidenti Putin,  i cili ndodhej në Shën Petërburg nuk e përjashtoi pistën e terrorizmit ndonëse deri më tani ende asnjë grup nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë. 
 
Por dyshimet hidhen mbi të ashtuquajturin Shtetin Islamik si një lloj hakmarrje për ndërhyrjen ruse në Siri. Vitet e fundit, Rusia ka qenë objekiv i sulmeve sidomos mga militantët çeçenë, ndërsa në vitin 2010 rreth 38 persona humbën jetën kur dy kamikaze gra hodhën veten në erë në një metro të Moskës.
 
Mesazhe ngushëllimi shkuan për Rusinë nga të gjithë liderët e Botës, përfshirë kreun e Shtëpisë së Bardhë që e cilësoi sulmin të tmershëm për të vijuar me presidentin e Italisë Mattarella  si dhe shefja e politikës së jashtme Mogherini etj.  
putin homazhe
(Presidenti Putin lule dhe qiri në nder të viktimave)

[gallery]21698[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane