Sulmi në metro, Theresa May:
Rreziku i terrorizmit mbetet i lartë

Sulmi në metro, Theresa May:<br />Rreziku i terrorizmit mbetet i lartë

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, dënoi sulmin frikacak në metronë e Londrës, që sipas saj ka patur si synim të shkaktojë dëme të konsiderueshme në Londër.

Policia e Londrës  u shpreh se sulmi është bërë me anë të një “pajisje improvizuese shpërthyese”,që është përfshirë në flakë në metronë e qytetit.

Policia e Londrës tha se sulmi po trajtohet si një incident terrorist.

Sulmi ndodhi në një tren në stacionin “Parsons Green”, në jugperëndim të qytetit të  Londrës.

Kryeministrja Theresa May, tha se niveli i kërcënimit  në Mbretërinë e Bashkuara mbetet i lartë dhe tejet shqetësues.

Nga sulmi terrorist kanë mbetur mbi 29 persona të plagosur mes tyre dhe një fëmijë 10-vjeçar, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Redaksia Online
N.M/ Shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza