Sulmi në Nice, nën akuzë 5 persona
çifti shqiptar përgjegjës për armët 

Sulmi në Nice, nën akuzë 5 persona<br />çifti shqiptar përgjegjës për armët 
Tre nga 5 personat e arrestuar si të përfshirë në sulmin e Nices ku humbën jetën 84 persona akuzohen formalisht për bashkëpunim në vrasje dhe si persona që kanë lidhje me grupet terrosriste. Ndërsa dy bashkëpunëtorët që i shitën armët atentatorit Bouhlel çifti shqiptar akuzohen për thyerje të ligjit për armët.

Përveç çiftit shqiptar 38 vjecarit Artan Henaj nga Fieri dhe 42 vjecarej Enkelejda Zaçe nga Elbasani, në pranga kanë përfunduar edhe tre persona të tjerë të cilët dyshohet se janë të përfshirë në mënyrë direkte në sulmin tragjik. Prokuroria ka bërë me dije se janë tre franko-tunizianë me inicialet Mohamed Oualid G, Shokri C dhe Ramzi A. Zyrtarët kanë preferuar të japin vetëm inicialet e mbiemrave të personave të në fjalë për të respektuar hetimin që vijon.
 
Kryeprokurori Francois Molins u shpreh se të pestë personat e vënë në pranga do të vijojnë të qëndrojnë nën masën e arrestit me burg. Asnjë prej individëve nuk ka qënë i njohur për njësitë anti-terroriste, por disa janë arrestuar për krime jo të rënda, si rrahja, posedimi i lëndëve narkotike, etj. Ishte pikërisht prokuroi Molins i cili beri me dije se Boulel nuk kish vepruar i vetem por mbrapa tij kish edhe bashkëpunëtorë.

Natën e 14 korrikut kur festohej dita e Bastijes, 31-vjeçari Bouhlel i hipur në një kamion arriti të hynte mes turmës dhe të vriste 84 persona, ndërsa më pas u vra nga policia.
 


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë