Sulmi në Orlando, autori i ISIS-it
i telefonoi policisë para se të vriste
Dëshmitari në tualet i çoi sms nënës

Sulmi në Orlando, autori i ISIS-it<br />i telefonoi policisë para se të vriste<br />Dëshmitari në tualet i çoi sms nënës
E diela e 12 qershorit do të kujtohet një ditë tmerri dhe kaosi që tronditi SHBA-në pas ngjarja e dytë e tmerrshme pas sulmeve të 11 shtatorit.
 
Të paktën 50 persona humbën jetën dhe 53 të tjerë u plagosën në diskotekën e frekuentuar nga komuniteti i homoseksualëve, si pasojë e të shtënave në një lokal nate ku një 29 vjeçar hapi zjarr. Omar Matten djalë i prindërve afgan hyri në diskotekë i armatosur me një pistoletë dhe një mitraloz dhe nisi të qëlloi mbi njerëzit që po kërcenin. 

Ekzekutori mbajti peng disa prej të rinjve por pas disa orësh makthi u vra nga agjentët e policisë.. Ende hetimet po vijojnë por dy janë pistat kryesore e para një akt homofobie i kryer nga një person i paqëndrueshëm dhe e dyta një akt terrorist.

Një burim i policisë konfirmoi për mediat se vrasësi kish telefonuar pak para masakrës duke u betuar se ishte besnik i kalifatit të Abu Bakr al Baghdadi. Edhe më parë FBI e kish hetuar 29 vjecarin për lidhje me terrorizmin por nuk kish gjetur asnjë lidhje. Por nga ana tjetër familjarët e tij kundërshtojnë hiptezën se i riu ishte radikal.
 
Sipas ish bashkëshortes ai ishte pak fetar por i paqëndrueshëm ndërsa i ati u shpreh se puthja mes dy homoseksualëve mund ta ketë nervozuar Matten. 

“Masakra tregon sesa thjesht mund të vriten amerikanët në shkollë kishë,kinema apo në pub. Duhet të vendosim nëse ky është modeli që ne duam për vendin” u shpreh presidenti Barack Obama.

Të gjitha mediat kanë publikuar edhe mesazhet që të rinjtë u dërgonin të afërmve pak para se të vriteshin duke tronditur të gjithë ata që i lexojnë. “ Ai po vjen,mami të dua, po vdes” ishte sms-ja e fundit i një djali të bllokuar në banjon e diskotekës.

autori usa









  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore

Prej disa ditësh i shtruar në QSUT, aktori Mehdi Malkaj lë spitalin! Si paraqitet gjendja e tij shëndetësore