Sulmi në Stamboll, 41 të vdekur
e 239 të plagosur, dyshohet ISIS
Foto/Erdogan i përlotur pas sulmeve 
Video/ Kamikazi hedh veten në erë
Video/P

Sulmi në Stamboll, 41 të vdekur<br />e 239 të plagosur, dyshohet ISIS<br />Foto/Erdogan i përlotur pas sulmeve <br />Video/ Kamikazi hedh veten në erë<br />Video/P
Tre shpërthime të fuqishme terroriste dhe disa të shtëna me armë kanë tronditur mbrëmjen e kësaj të martë Turqinë e pikërisht zemrën e Stambollit aeroportin 'Ataturk' duke lënë të vdekur rreth 41 të vdekur e të paktën 239 të plagosur.

Sipas deshmitareve tre kamikazë kanë kanë qëlluar fillimisht me kallashnikov e më pas ka shpërthyer veten në brendësi të aeroportit pikërisht në sallën e mbërritjes së pasagjerëve çka ka shkaktuar panik në të gjithë territorin e njerëz të shtrirë.

Në krye të sulmit mendohet se kanë qene 7 persona. 3 kamikaz, 3 persona janë arratisur dhe një grua e cila është arrestuar mbrëmjen e djeshme.

5 minuta pasi ka ndodhur shpërthimi ka mbërritur në këtë aeroport edhe kryeminsitri Rama së bashku me minsitrin Ahmetaj dhe deputetin Bashkim Fino. Fatmirësisht ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka ndodhur asgjë. Lajmin e ka bërë me dije edhe vetë  kryeminsitri Rama përmes një psotimi në rrjetet sociale nga u njofton se është mirë dhe se nesër mbërrin në Ankara për vizitën zyrtare me ftesë të presidentit Erdogan.

Nga ana tjetër minsitria e Jashtme shqiptare bën me dije se nuk ka shqiptarë të lënduar nga sulmi terrorist. Turqia ka përjetuar disa raste shpërthimesh gjatë muajve të fundit, të cilat janë lidhur me kurdët apo me militantët e Shtetit Islamik. Mes tyre rasti i Stambollit që pati për objektiv turistët, por edhe shpërthime në rajonin Juglindor me shumicë kurde që kanë shenjëstruar forcat e policisë dhe ushtarët.

Sulme të tilla janë rritur së tepërmi në shkallë të gjerë dhe frekuenca të larta, duke frikësuar ndjeshëm turistët e huaj e duke sjellë për pasojë dëmtimin e ekonomisë turke, e cila bazohet kryesisht në të ardhurat prej turizmit.


Zhvillimet minutë pas minute një ditë pas sulmit

Ora 12:40 Rritet bilanci, 41 të vdekur, 239 të plagosur
Guvernatori i Stambollit përmes një deklarate për mediat ka njohur se bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga shpërthimet është rritur. Numri i personave që humbën jetën nga shpërthimet shkon në 41, ndërsa 239 kanë mbetur të plagosur. 13 nga viktimat janë të huaj, ndërsa vazhdon identifikimi për të tjerët. 5 viktima  janë nga Arabia Saudite, dy nga Iraku, një nga Kina, një Jordania, një nga Tunizia, një nga Uzbekistani, një Irani dhe një tjetër nga Ukraina, nuk ka shqiptarë. 


Ora 11:40  Sulmet në Stamboll, Hilmi Velagoshti: Ende nuk dihen autorët, autoritetet vijojnë hetimet
 Hilmi Velagoshti gazetar në redaksinë e Gjuhës Shqipe në radion “Zëri i Turqisë”, në Stamboll në një lidhje telefonike për Report Tv ka thënë se autoritetet turke ende nuk kanë identifikuar emrat e autorëve të sulmit të trefishtë në aeroportin e Stambollit.
 
Ai ka thënë se, aktualisht situata po i kthehet normalitetit, ndëkrohë që ende nuk janë identifikuar të gjithë viktimat e këtyre sulmeve.
 
Aktualisht situata është kthyer në normalitet në aeroport pas sulmit të trefishtë në aeroportin Ataturk në Stamboll që është i treti në botë për nga numri i pasagjerëve. Sulmi ka ndodhur në terminalin e pritjes së linjave ndërkombëtare. Menjëherë pas shpërthimit të parë kanë ndodhur dhe dy të tjera, ku është qëlluar me kallashnikov në drejtim të pasagjerëve. Pasi autori është plagosur, ai ka shpërthyer eksplozivin.Autoritetet po punojnë në pistën e një sulmi terrorist nga ISIS. Trafiku ajror e rrugor është bllokuar për më shumë se 6 orë. Asnjë autoritet zyrtar nuk a folur zyrtarisht për autorësinë e krimit apo personat e përfshirë. Janë dyshime, pasi nuk ka pasur asnjëherë një sulm të tillë. Ende nuk ka një konfirmim zyrtar. Pjesa kryesor e viktimave nuk janë të identifikuar ende” ka thënë ai.
 
Velagoshti ka shtuar se, ky bilanc i të vdekurve e të plagosurve mund të jetë paraprak, pasi shumë prej të shtruarve në spitale janë në gjendje të rëndë.
 
Ky është një bilanc paraprak, jo përfundimtar” tha ai.
 
Gazetari shtoi se, policia ka shtuar masat e sigurisë nga ana e autoriteteve, në të gjitha pikat hyrëse e dalëse të vendit, ndërkohë që Presidenti Erdogan ka thënë se, ky nuk është sulm vetëm për Turqinë.
 
Ata nuk kanë hyrë në aeroport, por përpara kordonit të sigurisë. Erdogan ka thënë se sulmi nuk ka qenë vetëm për Turqinë, por për të gjithë. Ai ka bërë thirrje që të bëhet luftë e përbashkët kundër terrorizmit” përfundoi Velagoshti.
 
Ora 11:30  Sulmet terroriste në Stamboll, anulohen fluturimet nga Rinasi
Menjëherë pas sulmeve terroriste të cilat sollën humbjen e jetës për 36 persona dhe plagosjen e më shumë se 147 të tjerëve, aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit, ‘Nënë Tereza” ka pezulluar fluturimet drejt Stambollit, aty ku ishte dhe epiqendra e sulmeve.
 
Sipas faqes zyrtare të Aeroportit ‘Nënë tereza” fluturimi është ndërprerë në orën 23:00 të mbrëmjes së kaluar, ndërkohë që ende nuk dihet se kur do të rifillojnë.
 
Ajo çka për momentin dihet është fakti se të gjithë ata persona që kishin planifikuar për të fluturuar drejt Stambollit gjatë këtyre ditëve, do iu duhet që të presin.


 
Ora 11:15   Sulmet, Meta homologut turk:Goditje ndaj njerëzimit e vlerave që na bashkojnë
 Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i dërgoi mesazh ngushëllimi Kryetarit të Parlamentit të Turqisë, Ismail Kahraman për sulmet terroriste në Stamboll ku ka thënë se kjo është një goditje për gjithë njerëzimin dhe vlerave që na bashkojnë. 

“Jam i tronditur nga humbja e jetëve të pafajshme në Aeroportin e Stambollit. Në emër të Kuvendit të Shqipërisë ju përcjell ngushëllimet e sinqerta për familjet e viktimave dhe urojmë shërim të shpejtë për qindra të plagosur”, - shkruan Meta në mesazhin e tij. 

Kryetari i Kuvendit tha se sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë dhe se Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah popullit turk në këtë moment të errët e të dhimbshëm. 

Sulmi në Stamboll është goditje ndaj gjithë njerëzimit dhe ndaj vlerave që na bashkojnë. Shqipëria dhe populli shqiptar qëndrojnë përkrah jush gjatë këtij momenti të errët e të dhimbshëm. Jemi të palëkundur në angazhimin tonë kundër terrorizmit. Në solidaritet të plotë me popullin mik turk dënojmë me force çdo akt terrorizmi, që cenon qytetarët e pafajshëm”, u shpreh Ilir Meta në mesazhin dërguar homologut turk, Kahraman.
 
Ora 11:10 Sulmi, arrestohet një grua, 3 terroristë në kërkim
Sipas të dhënave të fundit të policisë turke kanë qenë 7 personat që kanë organizuar sulmin në Turqi, teksa 3 prej tyre hodhën veten në erë, një grua është arrestuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa 3 persona të tjerë janë shpallur në kërkim nga autoritetet turke. 

Ora 11:00  Sulmet në Stamboll, Dade: Nuk zmbrapsemi ndaj terrorizmit
Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Politikën e Jashtme, Arta Dade, i dërgoi një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti Ambasadorit të Turqisë në Tiranë, SH.T.Z. Hidayet Bayraktar ku ka theksuar se asgjë nuk mund të zmbrapsë angazhimin për të luftuar terrorizmin.

Në emër të Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade shpreh tronditjen dhe indinjatën e thellë për sulmet terroriste në Aeroportin "Ataturk" të Stambollit, ku humbën jetën dhe u plagosën disa dhjetëra qytetarë të pafajshëm.

Komisioni për Politikën e Jashtme i bashkohet ngushëllimeve të shprehura nga autoritet e Shtetit Shqiptar dhe ato ndërkombëtare për familjarët e viktimave dhe shpreh solidaritetin e plotë me Qeverinë e popullin turk në këto ditë të vështira.

Akte të tilla kriminale kurrë nuk do të mund ta fiksojnë popullin turk e as ta zbehin luftën tonë të vendosur në kuadrin e koalicionit të gjerë kundër terrorit, ku Shqipëria dhe Turqia qëndrojnë përkrah njëra tjetrës, shprehet kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme.

Ora 10:40  Sulmet në Stamboll, MPJ: Jemi së bashku kundër terrorizmit
Ministria e Jashtme dënon me forcën më të madhe shpërthimet terroriste që goditën aeroportin e Stambollit dje në mbrëmje, me pasojë humbjen e jetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve.
 
“Shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjarët e viktimave dhe Qeverinë turke, si dhe solidaritet me Turqinë mike dhe vendosmëri për të qenë së bashku në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm” thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme Shqiptare.
 
Gjithashtu MPJ informon shtetasit shqiptarë se shërbimi konsullor i kësaj ministrie ka vënë në dispozicion adresën elektronike [email protected] dhe numrat e telefonit +355699826678 dhe 08000022 për të asistuar të gjithë ata shtetas, të afërmit e të cilëve ndodhen në Stamboll. ​
 
Nga sulmi në Stamboll mbetën të vdekur 36 persona dhe u plagosën mbi 140 të tjerë.

Ora 09:43  Sulmet në Stamboll, Clinton: Nuk tërhiqemi përballë kërcënimeve 
Hillary Clinton kandidatja demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar për sulmet në areportin e Stambollit. 

Clinton është shprehur se Amerika nuk do të tërhiqet përballë kërcëimeve.

Ajo ka thënë se sulmi terrorist në Stamboll na përkujton se Shtetet e Bashkuara nuk mund të tërhiqen përballë kërcënimeve.

Ora 09:30  Sulmi në Turqi, Nishani: Dënojmë aktin, përgjaku muajin Ramazanit
Presidenti i Republikës i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Presidentit Ttur Erdogan, pas sulmit terrorist në një aeroport në Turqi ku mbetën të vdekur 36 persona e u plagosën më shumë se 147 të tjerë.
 
Nishani në mesazhin ngushëllues i jep kurajo qytetarëve turq, por edhe qeverisë për këtë akt që e konsideron si të urryer, duke i shprehur gatishmërinë e Shqipërisë në këto momente ndaj tij.
 
Ai thekson se është i tronditur dhe i revoltuar.

Mesazhi i Presidentit
 “I nderuar Zoti President, Jam shumë i tronditur dhe i revoltuar nga sulmet terroriste në aeroportin ndërkombëtar të Stambollit, ku humbën jetën dhjetëra persona e shumë të tjerë u lënduan. 

Me ndjenjë të thellë trishtimi e hidhërimi, i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjarëve të viktimave, popullit mik turk, Juve dhe qeverisë suaj, si dhe të lënduarve i uroj shërim sa më të shpejtë. 

I dënoj me forcën më të madhe këto akte të urryera terroriste që përgjakën muajin e shenjtë të Ramazanit dhe synojnë të trembin e destabilizojnë Turqinë mike, si dhe ju siguroj se në këto momente të vështira e kritike, unë dhe populli shqiptar jemi pranë jush, pranë familjarëve të viktimave dhe popullit mik turk.

Zoti ju dhëntë qetësi, kurajë e forcë për përballimin dhe kapërcimin sa më shpejt të kësaj situate tronditëse e kritike!” – theksohet në mesazhin e Kreut të Shtetit shqiptar drejtuar Presidentit të Turqisë, Erdoğan.

Ora 09:25 Ministri turk: Terroristët hapën zjarr më pas shpërthyen
Ministri Bekir Bozdag, tha se terroristët kanë hyrë në terminal, kanë hapur zjarr me kallashnikov e më pas kanë shpërthyer veten. Të lënduar ka patur edhe në parkimin e automjeteve në pjesën e jashtme të aeroportit pasi mendohet se terroristët kanë përdorur dy hyrje të ndryshme të aeroportit.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi e kanë mbetur disa të lënduar taksitë e aeroportit janë përdorur për ti transportuar ata drejt spitalit për tu dhënë ndihmën e parë.

Turqia ka përjetuar disa raste shpërthimesh gjatë muajve të fundit, të cilat janë lidhur me kurdët apo me militantët e Shtetit Islamik. 

Ora 09:20 Reagimet pas shpërthimeve
Liderët botëror kanë reaguar menjëherë pas sulmeve në Turqi. Komisionerja e jashtme e BE Mogerini e ka quajtur një sulm tragjik, ndërsa ka theksuar se BE është pranë popullit turk.
 
Ndërsa kandidati për president në SHBA Donald Trump u shpreh se pas sulmeve në Turqi, duhet të bëhet gjithçka që të ndalen këto sulme terroriste. Edhe zyrtarët francez dhe ata gjermanë kanë lëshuar mesazhe ngushëllimi për Turqinë. 

Ora 09:00 Rinisin fluturimet nga Stambolli
Pas pezullimit për disa orë pas sulmeve terroriste, kanë rinisur sërish fluturimet në aeroportin e Stambollit në Turqi.
 
Ora 08:30 Kryeministri turk: Dyshojmë te ISIS për sulmet
Nga hetimet e policisë turke dyshohet se sulmet terroriste në Stamboll kanë autorësinë e terroristëve të ISIS, por deri tani asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë. Edhe kryeministri turk Yildirim pas mbledhjes emergjente të qeverisë deklaroi se dyshimet bien mbi ISIS.

“Dyshimet e para janë se autorë të sulmeve terroriste janë anëtarët e ISIS. Çdo akt terrorist do të marrë dënimin e merituar”deklaroi ai pas mbledhjes së kabinetit.
 
Ora 08:00 Momenti kur kamikazi hedh veten në erë
Kamerat e sigurisë në aeroportin e Stambollit kanë arritur që të regjistrojnë momentin kur njëri nga 3 kamikazët hodhi veten në erë.

Sikur duket edhe nga pamjet, kamikazi pas të shtënave me armë në ambientet e aeroportit dhe shkëmbimit të zjarrit me policinë, vrapoi për t’u larguar, por në atë u qëllua nga policia, i ra kallashnikovi nga duart dhe u rrëzua, ndërsa më pas hodhi veten në erë me eksploziv duke shkaktuar edhe tragjedinë.



turqi
 
 
Ora 07:30 Rritet bilanci i viktimave
Numri i viktimave nga sulmi terrorist në Turqi ka shkuar në 36, ndërsa të plagosur raportohet se janë mbi 147, teksa numri pritet që të rritet nga ora në orë. Shpërthimet terroriste tronditën mbrëmë aeroportin e Stambollit. 


Ja çfarë ndodhi në orët e para pas ngjarjes

Ora 23:00  Ish-ambasadori shqiptar në Stamboll
Ish-ambasadori shqiptar në Stamboll, Genc Mucaj me anë të një mesazhi në ‘Twitter’ ku shpreh dhimbjen për sulin e ndodhur  në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Ataturk në Stamboll’ Turqi.

 “Me dhimbje të thellë dënojmë sulmin terrorist në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Ataturk në Stamboll’ Turqi, ju nuk jeni vetëm!”, shkruanë mesazhin e ish-ambasadorit Mucaj.
genci

Ora 22:45 MPJ: Asnjë shqiptar i lënduar 

Minsitria e jashtëme shqiptare ben me dije se deri tani nuk raportohet se në aeroport ndodhej ndonjë shtetas shqiptar.

Ora 21:21 Delegacioni i kryeministrit Rama 5 minuta pas shperthimit mbërrin në aeroport
Pak minuta pas shpërthimit në aeroportin Ataturk të Stambollit ka mbërritur edhe kryeminsitri Rama i shoqëruar nga ministri Ahmetaj dhe deputeti Bashkim Fino.Burime për Shqiptarja.com bëjnë me dije se avioni ka mbërritur pa probleme në aeroport 

Ora 21:00 Dyshohet se ISIS ka gisht në sulm
Raportohet se të shtënat e armëve erdhën nga një makinë në lëvizje, duke lënë disa të vdekur dhe të plagosur. Të dhënat janë ende të paqarta, ndërsa dyshimet e para bien mbi grupet kurde që luftojnë kundër ushtrisë turke. 

Ora 21:45 Ministri i drejtësisë turke: 10 të vdekur e 40 të plagosur
Ministri i Drejtësisë në Turqi raportoi për 12 persona të vdekur nga atentatet, ndërsa 40 vetë kanë mbetur të plagosur. Shpërthimet kanë krijuar kaos tek qytetarët, të cilët kanë tentuar të lënë menjëherë aeroportin. Mediat turke pohojnë se deri më tani është e paqartë kush qëndron pas këtyre sulmeve.

shperthimi
shpethimi
 FOTO


Live nga Turqia

kallasi
(Kallashi i autorëve të sulmit)


turqi

shpethim
shpethim
(Foto nga vendngjarja)


  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së

Azgan Haklaj: Sali Berisha nuk është kryetar i PDSH-së