Sulmi në Stamboll,Ministri i jashtëm
turk: Kemi identifikuar agresorin

Sulmi në Stamboll,Ministri i jashtëm<br />turk: Kemi identifikuar agresorin
Identifikohet autori i sulmit në Stamboll i cili natën e ndërrimit të viteve u mori jetën 39 personave të cilët po festonin në një diskotekë.

Lajmi u konfirmua nga ministri i jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu.

“Përfundimisht kemi identifikuar përgjegjësin e sulmit në Stambol" u shpreh ministri gjatë një inteviste pa dhënë detaje të mëtejshme.

Në fakt identifikimi i agresorit është kthyer në një sfidë për autoritetet turke pasi kanë dështuar dy herë në gjetjen e autorit.

Ditën e djeshme policia shpërndau foto dhe video të një të dyshuari madje duke arrestuar edhe familjen e tij por 28 vjecari me origjinë nga Kirgistani nuk kishte të bënte me ngjarjen.

Por autoritetet këmbëgulin se autori i vërtetë është me origjinë nga Azia Qendrore, dhe ka qënë luftëtar i ISIS i cili mori përgjegjësinë e sulmit.

I dyshuari me pseudonimin  Abu Horasani sipas mediave ka ndërruar 8 taksi para se të mbërrinte në diskotekën Reina, dhe me vete kish 2 canta, njëra më e madhe ku ishte fshehur dhe automatiku i përdoruar për sulmin.

Pas ngjarjes agresori raportojnë mediat ka shkuar në kuzhinë, ka ndyshuar veshjen dhe është përzier me turmën pa lënë asnjë gjurmë.Ndërsa deri më tani mediat shkruajnë se janë arrestuar 20 persona të dyshuar.

“Turqia është vënë në provë, por nuk do të mundemi nga terrorizmi, do të dimë të reagojmë si një kombi i vetëm” kështu u shpreh presidenti turk Erdogan në daljen e tij të parë për këtë vit.

Ai shtoi se zemërimi i vendit është i thellë dhe siguroi që Turqia është e gatshme të neutralizojë sulmet. Për presidentin sulmi ka si qëllim të polarizojë shoqërinë, por vendi sipas tij do të qëndrojë gjakftohtë.
 
Ndërsa vijon gjuetia për kapjen e autorit, parlamenti ditën e djeshme miratoi zgjatjen e gjendjes së emeregjencës edhe me tre muaj të tjerë të vendosur pas dështimit të grushtit të shtetit.

Ndërkohë Obama i telefonoi homologut turk jo vetëm për t’i shprehur ngushëllimet por edhe për ta falenderuar Turqinë e cila po ndihmon në arritjen e armëpushimit në Siri.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf