Sulmi në Suedi,mediat:Autori nga
Uzbekistani, simpatizant i ISIS

Sulmi në Suedi,mediat:Autori nga<br />Uzbekistani, simpatizant i ISIS
Personi i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, dyshohet se është autori i sulmit ,shoferi i kamionit që tronditi Suedinë pasditen e kësaj të premteje duke shkaktuar 4 viktima dhe 15 të plagosur.
 
Lajmi u bë me dije nga policia por pa konfirmuar nëse një person i dytë është arrestuar.
 
“Mendojmë se është autori. Persona të tjerë mund të jene të lidhur me të por për momentin nuk kemi informacione”, u shpreh zëdhënësi i policisë.
 
Sipas të dhënave që publikojnë mediat autori është një 39-vjeçar nga Uzbekistani, baba i 4 fëmijëve dhe që simpatizon Shtetin Islamik.
 
Autori i dyshuar u arrestua mbrëmë në Marsta, një qytet i vogël 40 km në veri të Stokholmit. Ndërsa mëngjesin e sotëm prokuroria ngriti akuzën e vrasjes me karakter terrorist.

Të përditshmet raportojnë se 39-vjeçari ka përdorë faqen e tij në FB për të postuar video propagandiste për xhihadistët dhe kishte pëlqyer një foto të viktimave të sulmit të ndodhur në Boston në vitin 2013.

Po të përditshmet raportojnë se brenda kamionit u gjet një cantë me eksplozivë,e prodhuar në mënyrë artizanale dhe që i përket autorit, drejtuesit të kamionit.

 Ditën e djeshme edhe Suedia iu shtua shteteve evropiane që goditen nga sulme të ngjashme ku një kamion përplasi turmën duke përfunduar më pas brenda një qendre tregtare, sulm i ndodhur në një nga zonat më të populluara të Stockholmit.
 
Që në orët e para vetë kryeministri suedez e cilësoi ngjarjen një sulm terrorist ndërsa ne vend mbizotëroi gjendje e emergjencës.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane