Sulmi në Suedi, shoferi i kamionit
pranon autorësinë e atentatit

Sulmi në Suedi, shoferi i kamionit<br />pranon autorësinë e atentatit
Shoferi i kamionit, 39-vjecari Rakhmat Akilov nga Uzbekistani pranon përgjegjësinë e sulmit në Suedi.

Pak ditë më parë një kamion eci me shpejtësi në një nga rrugët më të populluara të Suedisë duke lënë të vrarë të paktën 4 persona e plagosur 15 të tjerë.

Ishte vetë avokati i 39-vjecari i cili tha se Akilov rrëfeu për sulmin terrorist.

Autoritetet në Suedi shprehet se ai ishte një element i njohur për shërbimet sekrete pasi shpeshherë kishte shprehur simpati për shtetin islamik. Madje at ii ishte refuzuar edhe kërkesa për azil në Suedi.

39-vjecari shkaktoi shumë frikë në një nga qytetet më të qeta evropiane ndërsa u arrestua pak orë më vonë pas sulmit.

Sipas mediave ai është babai i 4 fëmijëve të cilët jetojnë në Uzbekistan. Pasi iu refuzua kërkesa për azil në dhjetor 2016 atij iu kërkua që të largohej nga vendit, por prej asaj kohe ishte zhdukur.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane