Sulmi në Turqi, video e autorit
të dyshuar, ai mohon akuzat
Edhe një herë duket se policia turke nuk po arrin të identifikojë dhe të arrestojë agresorin e vërtetë i cili natën e ndërrimit të viteve vrau të paktën 39 persona në diskotekën Reina në Stamboll.
Shumë zhurmë për asgjë. Edhe një herë duket se policia turke nuk po arrin të identifikojë dhe të arrestojë agresorin e vërtetë i cili natën e ndërrimit të viteve vrau të paktën 39 persona në diskotekën Reina në Stamboll.
Deri më tani mediat kishin shpërndarë pamje të një 28 vjeçari i quajtur Ihake Mashrapov me origjinë nga Kirgistani, por me shumë mundësi ai nuk është i shumëkërkuari pasi i riu i pyetur si nga policia turke dhe ajo e Kirgistanit ka mohuar përfshirjen në sulm.
Madje mediat citojnë se Mashrapov natën e tragjedisë ishte në vendin e tij të lindjes dhe jo ne vendin e sulmit. Mëngjesin e sotëm policia turke arrestoi edhe disa familjarë të tij, ku gruaja e tij është shprehur se nuk e dinte që i shoqi kishte të bënte me shtetin islamik.
Edhe më herët policia publikoi foto të një personi duke e akuzuar se ai ishte i dyshuari kryesor i ngjarjes, por ky i fundit u paraqit në polici duke mohuar akuzën. E ndërsa hetimet vijojnë autoritetet turke kanë arrestuar 18 persona të akuzuar se kanë lidhje me atentatin e 1 janarit.
Kujtojmë se natën e ndërrimit të viteve një person me një armë në dorë hyri në diskotekën Reina të Stambollit duke vrarë 39 persona dhe plagosur shumë të tjerë duke rikthyer në minutat e para të 2017 sërish frikë dhe përgjakje Ndërsa shteti islamik mori përgjegjësinë e sulmit duke konfirmuar se aksioni u ndërmor nga një luftëtar i saj.
Ndërkohë parlamenti turk pak ditë pas sulmit, synon të zgjasë gjendjen e emergjencës edhe me tre muaj të tjerë, situatë e cila u vendos pas dështimit të grushtit të shtetit në 15 korriku të vitit që lamë pas.
Redaksia Online
Al.N/e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
PS pritet të rikandidojë shumicën e kryebashkiakëve aktualë, si mendoni?
-
E drejtë
49.9%
-
E gabuar
40.9%
-
Nuk e di
9.2%
Vota total: 5276
Lajme të tjera
-
NASA publikon imazhet mahnitëse të planetit tokë gjatë natës (FOTO)
22 Mars, 22:44
-
Abazoviç takon Escobarin: Politika e nacionalizmit është zhdukur nga Mali i Zi! Shpresojmë të zgjidhet një President që të na shpëtojë nga e kaluara
22 Mars, 22:40
-
Para 31 vitesh PD me rezultat historik, sot e përçarë! Haklaj: Alibeaj del me kandidatë në 61 bashki! Kthupi: E ardhmja pa Berishën! Elezi: S’ka luksin të përjashtojë
22 Mars, 22:38
-
Shtëpia e Bardhë: Takimi Putin-Xi Jinping nuk do t'i japë fund luftës në Ukrainë
22 Mars, 22:26
-
Princi William udhëtim sekret në Poloni! Takon trupat britanike që mbështesin Ukrainën
22 Mars, 22:10
-
SHBA-ja rrit sërish normën e interesit, pavarësisht rrezikut për përkeqësim të ekonomisë
22 Mars, 22:09
-
I përfshirë në organizatë kriminale, arrestohet zv.drejtori i Policisë Kriminale në Malin e Zi
22 Mars, 22:05
-
Kronologjia e tragjedisë në Crotone me 88 viktima! Del VIDEO e re nga momentet e fundit të varkës përpara se të përplasej me shkëmbinjtë
22 Mars, 21:47
-
Olta ‘i fut xixat’ ‘shoqes së suitës’: Sot në darkë dua të më bësh striptizëm! Ironia e Deas: Aq të fortë sa Kiara ta bëj?
22 Mars, 21:47
-
Gjykata Penale lëshoi urdhërarrest për Putinin, kërcënon moderatori rus: Do përgjigjemi me armë bërthamore
22 Mars, 21:33
-
Përmbyset anija me peshë 3 mijë ton në portin skocez, 35 të plagosur (VIDEO)
22 Mars, 21:24
-
‘Prapaskenat’ e kompromisit të Ohrit, ‘rrëfehet’ Kurti: Ishim pala kreative, Vuçiç kërcënoi se do ikte nga takimi
22 Mars, 21:15