Ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli ka zgjedhur fjalët e ish- kryeministres së Britanisë së Madhe Margaret Theçer, si përgjigje për sulmet e mediave greke të cilët kanë shkruar se ajo ka punuar si balerinë në një klub nate 25 vite më parë.
“Gjithnjë festoj pa masë nëse një sulm është praktikisht lëndues sepse mendoj, mirë, nëse ata sulmojnë dikë personalisht do të thotë se nuk u ka mbetur asnjë argument politik”, shkruhet në postimin e ministres së mbrojtjes Mimi Kodheli në Facebook.
Shkrimi nga faqja greke “militaire.gr”, se ministrja Mimi Kodheli kishte punuar si balerinë në një klub nate 25 vite më parë erdhi pas përplasjes në distancë të dy ministrave të Mbrojtjes të Greqisë dhe Shqipërisë rreth një javë më parë, ku kërcënimit të homologut grek, ministrja është kundërpërgjigjur se u ka ikur koha e “satrapëve”.

(Postimi i ministres Kodheli në Facebook)
Deklarata e ministrit të mbrojtjes grek Panos Kamenos
Më herët rreth një javë më parë, Panos Kamenos, homologu grek i ministres Mimi Kodheli, i veshur me rroba ushtarake ka deklaruar se “Forcat e Armatosura të Greqisë nuk duhet të frikësohen as nga shqiptarët as nga turqit”. Sipas tij Greqia nuk do të lëshojë asnjë centimetër tokë, ujë apo ajër ndaj fqinjëve.
Këtyre deklaratave të ministrit të mbrojtjes grek, ministrja Kodheli u është kundërpërgjigjur një ditë më vonë, me një status në Facebook ku shkruan kanë ikur kohët e satrapëve.
Statusi i ministres së mbrojtjes shqiptare Mimi Kodheli
“NATO u krijua për të bashkuar vendet demokratike të hemisferës veriore përballë çdo rreziku totalitar. Por sot e kam të vështirë të kuptoj pse ndonjë politikan në Ballkan vesh uniformë ushtarake dhe përpiqet të ngrejë fantazma të së shkuarës. Kanë ikur kohët e satrapëve”, shkruante Kodheli.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com