Sulmi rus në veri të Chernihiv, Zelensky: Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Ukraina do të kishte pasur mbrojtje të mjaftueshme ajrore

Sulmi rus në veri të Chernihiv, Zelensky: Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Ukraina do të kishte pasur mbrojtje të mjaftueshme ajrore

Mëngjesin e sotëm ushtria ruse sulmoi me 3 raketa një ndërtesë 8-katëshe pranë qendrës së Chernihiv, një qytet në Ukrainën veriore.

Sipas mediave vendase 13 persona kanë mbetur të vdekur dhe 61 janë plagosur, mes tyre dhe dy fëmijë.

Për këtë ngjarje presidenti Volodymir Zelensky reagoi në llogarinë e tij në Telegram duke thënë se:

“Ngushëllimet e mia për familjet dhe miqtë. Fatkeqësisht, numri i të vdekurve mund të rritet. Kjo nuk do të kishte ndodhur nëse Ukraina do të kishte marrë pajisje të mjaftueshme të mbrojtjes ajrore dhe nëse vendosmëria e botës për të luftuar terrorin rus do të kishte qenë e mjaftueshme", shkruan ai.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:12
Kryeministrja e Estonisë: Aleatët të rrëzojnë dronët iranianë edhe në Ukrainë

Kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas ka thënë se aleatët duhet të rëzojnë dronët iranianë edhe në Ukrainë gjatë një takimi me shtypin evropian para samitit të jashtëzakonshëm të lidërve të BE-së.

“Dronët iranianë që sulmuan Izraelin janë të njëjtët dronë që sulmojnë Ukrainën çdo ditë, nëse të njëjtët aleatë janë në gjendje t'i rrëzojnë ata atje, ndoshta ata janë në gjendje t'i rrëzojnë edhe në Ukrainë.

Kjo tregon se ne mund të bashkëpunojmë, ne kemi aftësitë për ta bërë këtë. Për më tepër, dronët dhe raketat ruse kalojnë hapësirën ajrore të disa aleatëve të ngushtë të Ukrainës. Ne nuk duhet t'i trajtojmë të dy veçmas, ato janë pjesë e së njëjtës pamje dhe rezultati është inkurajimi i Rusisë”, thotë ajo.

 

Ora 17:10
Goditet uzina e aviacionit Tupolev në Rusi

Dronët e inteligjencës ushtarake ukrainase kanë sulmuar mëngjesin e sotëm uzinën e avionëve Gorbunov në kryeqytetin e Tatarstan-it, Kazan në Rusinë lindore.

Në këtë fabrikë prodhohen dhe riparohen bombarduesit strategjikë Tu-22M dhe Tu-160M.

 Shpërthimet brenda perimetrit të fabrikës u raportuan nga mediat vendase menjëherë pas dëgjimit të sirenave të alarmit.

Ndërkohë që Rosaviatsia (agjencia federale për transportin ajror të Federatës Ruse) deklaroi se mbërritjet dhe nisjet janë pezulluar në aeroportet e Kazanit, Nizhnyokamsk dhe Nizhny Novgorod, shkruan Rbc-Ukraine.

Ora 16:18
Media: Sulmi në aeroportin ushtarak rus në Krime, 30 ushtarë të vrarë

Të paktën 30 ushtarakë rus u vranë ndërsa 80 të tjerë u plagosën në sulmin i cili ndodhi gjatë natës në aeroportin ushtarak në Dzhankoy, Krime, raporton Crimeawind në Telegram.

 Për shkak të mungesës së vendeve të mjaftueshme në spitalin Dzhankoy, të plagosurit janë transportuar me helikopterë në Sevastopol.

 Sipas agjencisë së lajmeve UNIAN thuhet se depoja e raketave Zirkon dhe S-300 brenda aeroportit është shkatërruar.

 Aktualisht aeroporti ushtarak është një qendër logjistike përmes së cilës furnizohen trupat ruse në rajonet Kherson dhe Zaporizhzhia.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion