TIRANE – Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion mbrëmjen e sotme në zonën e Don Boskos dhe ka arritur të arrestojë autorin e sulmit në filianin e bankës NBG në zonën e Xhamllikut, gjatë cilit humbi jetën arkëtarja Leonora Kaloçi dhe u plagos polici roje i bankës.
Personi i arrestuar quhet Viktor Gushi, 45 vjeç, dhe është nga Patosi por me origjinë nga Gjirokastra, bënë të ditur burime policore për Shqiptarja.com. Ai është arrestuar me armë në dorë, shtoi i njëjti burim. Drejtori i policisë së Tiranës, Bernard Çaushaj, konfirmoi lajmin duke shtuar se nga arma që i mori jetën Leonora Kaloçit është e njëjta që ka vrarë edhe një argjendar disa muaj më parë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, e cilësoi aksionin si shumë të rëndësishëm. “Kishim dy burime”, tha Burgaj, të cilat çuan tek autori i grabitjes. Sipas tij, Gushi donte të kryente edhe një tejtër grabitje në zonën e 21 dhjetorit në Tiranë por u ndalua nga policia. Burgaj konfirmoi gjithashtu se 45-vjeçari ka qenë dënuar në Greqi me 5 vjet burg “për lëndë narkotike”.
Burgaj konfirmoi gjithashtu se autori i ngjarjes te Xhamlliku ka kryer shumë grabitje të tjera në Tiranë dhe Fier.
Viktor Gushi u arrestua në banesën ku jetonte vetëm me qera pasi familja e tij ndodhet në Greqi. Nesër pritet një konferencë për shtyp ku do të publikohen të tjera detaje.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Vrasja në bankë në 38 sekonda