Presidenti amerikan Joe Biden ka qenë i nevrikosur dhe i tronditur por jo i surprizuar kur gjenerali Mark Milley e lajmëroi në orën 9:15 për sulmin me bombë në aeroportin e Kabulit. Administrata e presidentit ka qenë e informuar nga shërbimet e inteligjencës për sulmin por e kanë pasur të pamundur të identifikojnë autorët dhe orën ekzakte.
Pas marrjes së lajmit për shpërthimet në aeroportin e Kabulit, presidenti ka zbritur nga kati i 3 i rezidencës në zyrën ku ndodheshe stafi i sigurisë kombëtare. Biden ka qëndruar për një orë me zyrtarët më të rëndësishëm të sigurisë amerikane duke marrë informacione nga komandantet ushtarak të Kabulit dhe duke pare foto dhe harta të aeroportit. Presidenti pas një ore është larguar në zyrën e tij ovale ku është azhornuar gjatë gjithë kohës me informacione nga këshilltari i sigurisë Jake Sullivan dhe shefi i stafit Ron Klain.
Biden ka qenë i informuar për sulmin në aeroport nga shërbimet e inteligjencës por ai dhe skuadra e tij drejtuese kanë pasur shumë pak opsione për të mbrojtur jetët e ushtarëve dhe njerëzve për shkak të situatës në teren. Stafi i presidentit ka patur pak kohë që të kalonte pjesën emocionale të sulmit terrorist për shkak se është fokusuar te pjesa e rëndësishme që ishin evakuimet nga Kabuli dhe hakmarrja ndaj grupi terrorist të shtetit islamik. Forcat ushtarake amerikane kryen një sulm me dron ndaj këtij grupi në provincën Nangarhar pasi presidenti deklaroi që grupi terrorist do ta paguante për sulmin e bërë. Një komandant ushtarak e përshkruajti presidentin amerikan si të qetë dhe të kthjellët pas sulmit.
Lajmi kryesor:
'Do ketë kundërpërgjigje të forta', SHBA hedh në erë me dron makinën bombë që do të shpërthente pranë aeroportit të Kabulit! 2 të vdekur
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
43.9%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.3%
Vota total: 1514
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ambasadori amerikan Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë i Kosovës
27 Dhjetor, 11:03
-
Putin: Biden propozoi shtyrjen e pranimit të Ukrainës në NATO në 2021
27 Dhjetor, 09:03
-
Universitetet amerikane u bëjnë thirrje studentëve të huaj të kthehen përpara inaugurimit të Trump
27 Dhjetor, 08:51
-
Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump
27 Dhjetor, 07:57
-
Donald Trump tallet përsëri me kryeministrin Trudeau dhe 'emëron' ish-lojtarin e hokejit si guvernatorin e ri të Kanadasë!
26 Dhjetor, 19:08
-
‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, non grata s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!
26 Dhjetor, 18:14
-
Ish-diplomati amerikan paralajmëron: SHBA-ja nuk do të ketë më qasje tradicionale ndaj Kosovës dhe Serbisë
26 Dhjetor, 15:27
-
NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston
26 Dhjetor, 13:51
-
Fluturimi i dronit në Shtëpinë e Bardhë, urimet e fundit për festat e fundvitit të Biden për amerikanët
26 Dhjetor, 11:52
-
Më shumë se 40 të vrarë nga sulmet pakistaneze në Afganistan
25 Dhjetor, 22:18
-
Realizohet me sukses teleportimi i parë kuantik, na afron më shumë me të ardhmen!
25 Dhjetor, 21:44
-
Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës
25 Dhjetor, 20:00