Sulmi terrorist në Londër, liderët
botërorë:Jemi pranë Britanisë

Pas sulmit terrorist që goditi sërish Britaninë e Madhe, edhe liderët ndërkombëtarë kanë shprehur solidaritetin e tyre.

Nga Washingtoni, presidenti Donald Trump, u shpreh se është pranë Britanisë.

Pa iu referuar në mënyrë eksplicite Londrës, Trump shkroi në profilin e tij personal në Twitter: “Ne duhet të jemi të zgjuar, vigjilentë dhe të rreptë. Ne kemi nevojë që gjykatat të na kthejnë mbrapsht të drejtat tona. Ne kemi nevojë për Ndalimin e Hyrjeve si një masë plus për sigurinë".

Tetë minuta më vonë ai shkroi sërish: “Megjithatë, çfarëdo që SHBA mund të bëjë për të ndihmuar Londrën dhe Britaninë e Madhe, ne do të jemi atje. Ne jemi me ju, Zoti ju bekoftë.”“

"Përballë kësaj tragjedie Franca më shumë se kurrë është pranë Mbretërisë së Bashkuar, u shpreh në twitter presidenti frances Macron.
 
Edhe kryeministri italian Gentiloni shprehu solidaritetin e tij duke thekuar nevojën për përkushtim të përbashkët kundër terrorizmit
 
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 
 
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet

‘S’ke rrugë për Giro d’Italia’, Rama i përgjigjet komentuesit: Certifikatë e një Shqipërie të rilindur! Vite më parë ishte ëndërr me sy hapur, sot realitet