Sulmi terrorist në Nju Jork 
​autori ishte frymëzuar nga ISIS

Sulmi terrorist në Nju Jork <br />​autori ishte frymëzuar nga ISIS<br>
Njeriu i akuzuar për vrasjen e tetë njerëzve në Nju Jork, pasi hyri me një kamion në një korsi biçikletash,  ishte frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik sipas policisë së Nju Jorkut.

Zëvendës komisioneri i Policisë së Nju Jorkut, John Miller tha se n ë skenën e sulmit në Mnhattan u gjetën shënime në arabisht që pretendonin këtë. I dyshuari, Sayfullo Saipov, një emigrant 29-vjeçar uzbek, u qëllua dhe u plagos nga policia. Ai është në spital dhe është nën arrest.

"Bazuar në hetime, duket se Saipov kishte planifikuar këtë për disa javë. Ai e bëri këtë në emër të ISIS dhe së bashku me sendet e tjera të gjetura në vendngjarje ishin disa shënime që më tej tregojnë se: Ai duket se ka ndjekur pothuajse saktësisht  udhëzimet të ISIS, ka ndjekur  kanalet e saj sociale më parë dhe ka marrë udhëzime se si të kryejnë një sulm të tillë", tha Miller.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim

Tiranë/ Sekuestrohet 7 ton kafe kontrabandë, 1 në pranga dhe 5 në kërkim