Sulmi terrorist në Pakistan, Meta
'Ngushëllime, krim i papranueshëm'

Sulmi terrorist në Pakistan, Meta<br />'Ngushëllime, krim i papranueshëm'
TIRANE - Kreu i Kuvendit Ilir Meta përmes një mesazhi të dërguar kryetarëve të dy dhomave të Parlamentit të Pakistanit, shpreh ngushëllimet për tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme, ku gjatë një sulmi terrorist të talebanëve humbën jetën 141 nxënës dhe mësues të një shkole ushtarake në zonën e Peshawarit.

Në mesazhin e tij, Kryeparlamentari Meta ka dënuar sulmin terrorist në këtë zonë duke e cilësuar barbare dhe të papranueshme, ndërsa shpreh dhe mbështetjen e qeverisë shqiptare në luftën kundër terrorizmit.

Në mesazhin e tij Meta thekson se bota nuk mund të pranojë akte të tilla të krimeve kundër fëmijëve dhe qytetarëve të pafajshëm.

“Shprehim ngushëllimet e thella për familjet e viktimave, popullin dhe autoritetet e Pakistanit. Dhuna brutale në Shkollën e Peshawarit është e papranueshme dhe ka marrë jetë të pafajshme. Shqipëria dënon sulmet barbare dhe gjendet përkrah Pakistanit në luftën kundër terrorizmit. Shqiptarët pranë popullit pakistanez në këto momente dhimbjeje kombëtare. Bota jonë s'mund të pranojë akte të tilla barbare kundër fëmijëve dhe qytetarëve.” shprehet në mesazhin e tij Meta

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)