“Unë nuk kam frikë nga ju,” tha Salah gjatë seancës gjykuese në orët e para të mëngjesit.
Philippe Duperron, i ati i njërit prej viktimave që ishte i pranishëm në seancën e gjyqit u shpreh se shpresonte që 28 vjeçari Salah të ishte penduar dhe të kërkonte falje por jo vetëm që se bëri por qëndroi edhe i qetë.
“Lidhur me Salah, ne shpresuam se ai do pendohej por ai nuk e bëri këtë madje qëndroi i qetë gjatë gjithë seancës së gjykimit, ai provokoi duke thënë se ka frikë vetëm nga perëndia,” deklaroi Philippe Duperron i ati i njërit prej viktimave të stadiumit.
Salah u arrestua 4 muaj pas ngjarjes së Parisit në “Batalcan dhe në Stade de France në nëntor të vitit 2015. 28 vjeçari Salah ishte fshehur te të afërmit e tij në Bruksel, dhe gjatë arrestimit tentoi të largohej me vrap por u neutralizua nga policia duke e u plagosur në këmbë. Tashmë ai po përballet me akuzën për “Akte terroriste” dhe pritet të marri dënimin së shpejti.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com