SUEDI-Pas sulmit terrorist në kryeqytetin e Suedisë Stokholm ka reaguar edhe Sadije Berisha, e cila është ndodhur në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi, pasi jeton në këtë qytet.
Berisha ka reaguar në rrjetet sociale duke shpjeguar se situata atje është e rëndë dhe dëgjohen zhurma, të shtëna armësh dhe helikopterë.
“Më në fund jemi të gjithë të sigurt. Jashtë është çmenduri. Zhurma armësh, ambulanca, forca speciale policore dhe helikopterë”,- shkruan Sadije Berisha.
Një sulm i rëndë ka ndodhur në Suedi ku një kamion ka hyrë mes turmës së njerëzve në Stokholm. Sipas mediave vendase rruga ky hyri kamioni është një ndër më të frekuentuarat nga këmbësorët. Deri më tani raportohen 3 të vdekur dhe disa të plagosur.
Sadije Berisha pas ndarjes me Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit është shpërngulur së bashku me fëmijët në Suedi.
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com