Sulmi terrorist në Turqi, ja fotoja
e autorit, reagon Merkel e Valls

Sulmi terrorist në Turqi, ja fotoja<br />e autorit, reagon Merkel e Valls
E gjithë bota ka dënuar sulmin terrorist në Stamboll të Turqisë, ku mbetën të vrarë 10 turistë dhe u plagosën 15 të tjerë. Shpërthimin në sheshin "SultanAhmet" e bëri 28-vjeçari Nabil Fadli, i cili sipas autoriteteve turke ishte pjesë e ISIS. 

Nga Berlini, kancelarja gjermane, Angela Merkel ka deklaruar se terroristët, si në Siri, Turqi, Francë apo Gjermani, janë armiq të të gjithë njerëzve të lirë dhe mbarë njerëzimit.

“Terrorizmi global zgjedh objektiva në vende të ndryshme. Objektivi gjithmonë është i njëjtë: jeta e lirë në shoqëritë e lira”, theksoi Merkel.

Kryeministri francez Manuel Valls ka folur për një luftë të vërtetë dhe u bëri thirrje të gjitha vendeve të prekura nga terrorizmi të veprojnë së bashku. 

Shefja e Bashkimit Eropian Mogherini Federica tha se sulmi ishte brutal. Edhe Rusia, vend i cili ka prishur marrëdhëniet me Turqinë , dënoi aktin terrorist në Stamboll duke e cilësuar si krim cinik. 

Kohët e fundit, Turqia është përballur me kërcënime të panumërta të sigurisë. Grupi xhihadist i ISIS është përgjegjës edhe për tri shpërthimet e vitit të shkuar, përfshirë këtu sulmin e Ankarasë, ku u vranë më shumë se 100 njerëz.

Turqia kufizohet me Sirinë dhe ka pritur më shumë se dy milionë refugjatë në valën e eksodit më të madh që pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe kamikazi, që ishte autor i sulmit të së martës, mendohet se ka hyrë në rrugët ku depërtonin azilantët sirianë.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0

Mbappe debuton me gol! Reali fiton Superkupën e Europës ndaj Atalantës, 'Galaktikët' trimfuan 2-0