Shkon në katër numri i shqiptarëve që mbetën të vrarë në sulmin terrorist në Mynih të Gjermanisë.
Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” transmeton se shqiptari i katërt që humbi jetën nga masakra e Mynihut është një 14-vjeçar nga Lugina e Preshevës.
Sipas kësaj agjencie, gjashtë persona nga Lugina e Preshevës janë të zhdukur që nga dita e sulmeve në Mynih. Shqiptarët që rezultojnë të zhdukur janë kryesisht gra e fëmijë.
"Katër prej tyre janë identifikuar dy gra me dy fëmijët e tyre nga fshati Geraj i Preshevës, ndërsa një person nga Bujanoca me nipin e tij ende nuk janë identifikuar, por njihen ende si te zhdukur", shkruan Agjencia e lajmeve “Presheva jone”
Nga sulmi i së premtës në Gjermani, 9 persona mbetën të vrarë. Fillimisht u raportua për 3 shqiptarë nga Kosova që humbën jetën në masakrën në një Qendër Tregtare në Mynih.
Fillimisht u raportua se Sabina Sulaj, 15 vjeçe, kishte mbetur viktimë në dyqanin MC Donald-s të Qendrës Tregtare "Olympia", e cili u sulmua me armë nga gjermano-iraniani 18 vjeçar Ali Snoboly, ndërsa shoqja e saj, e cila rezultonte e zhdukur Armela Segashi, 14 vjeçe, ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të shtune.
Viktima e tretë shqiptare në sulmet terroriste të Mynihut është Dijamant Zabërgja, 21 vjeç, po nga Kosova.
14-vjeçari nga Preshava shënon edhe shqiptarin e katërt që mbeti i vrarë gjatë masakrës në Mynih, por nuk ka informacione rreth identitetit të tij.
Policia gjermane dyshon se autori i vrasjeve, 18 vjeçari gjermano-iranian nuk kishte lidhje me ISIS, por sulmi mendohet të jetë rrjedhojë e problemeve psiqike dhe urrejtja e adoleshentit. Sipas policisë, Ali Snoboly, në vitin 2012, ishte shtruar në spital dhe i ishte nënshtruar një trajtimi psikiatrik pas fenomenit të "shqetësimit maniakal”. Sipas policisë gjermane, vrasësi kishte pasur probleme edhe në shkollë: të premten e shkuar, nuk kishte marrë një provim.
Redaksian Online
Al.Ç/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

Sulmi në Mynih, vëllai i doli para plumbave për të shpëtuar motrën