Sulmohen gjatë natës zyrat e LDK
"Opozita do të fusë vendin në kaos"

Sulmohen gjatë natës zyrat e LDK<br />"Opozita do të fusë vendin në kaos"
Kosova nuk gjen qetësi, ndërsa kriza politike është në nivelet më të larta. Njerëz të paindetifikuar kanë thyer natën e së shtunës, xhamat e zyrave të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë si dhe ato në Gjakovë e Istog. Policia tha se është duke hetuar rastet e dëmtimit të zyrave të kësaj partie, por ende nuk ka informacion se kush fshihet pas këtyre sulmeve. 

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila drejtohet nga kryeministri aktual, Isa Mustafa, i dënoi sulmet duke i cilësuar ato si vepër të njerëzve të cilët po përpiqen me çdo kusht dhe çdo mjet të zhysin vendin në kaos dhe anarki.

Sulmet ndodhën një ditë pasi që parlamenti zgjodhi Hashim Thaçin në postin e presidentit të Kosovës, në një votim që zhvillua nën tensione të larta politike dhe përplasje në rrugë ndërmjet policisë dhe protestuesve të opozitës. Zgjedhja e tij kundërshtohet ashpër nga partitë opozitare të cilat dy herë radhazi ndërprenë seancën e së premtes duke hedhur gaz lotsjellës.

Të shtunën, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se deputetët e Listës serbe nuk kanë votuar në favor të Thaçit. Zgjedhja e tij, nxiti debate edhe brenda Lidhjes Demokratike pasi disa deputetë të saj refuzuan të marrin pjesë në votim, ndërsa disa të tjerë thanë se kanë votuar kundër.
zyrat e ldk

zyrat e ldk

Redaskai online
(S.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni  

Shmangia e vaktit të mëngjesit, ja pse është e rëndësishme ta konsumoni