Shërbimi i inteligjencës së jashtme izraelite Mossad ka akuzuar një anëtar të dyshuar të Hamasit për planifikimin e një sulmi ndaj ambasadës në Suedi.

Kjo pasi pranë ambasadës izraelite është hedhur një granatë.

Incidenti, i cilësuar si një "tentativë sulmi" nga ambasadori izraelit - bëri që oficerët të rrethonin zonën.

Në një reagim të saj, zëvendëskryeministrja e Suedisë, Ebba Busch është shprehur e tronditur për këtë ngjarje.

“Urrejtja kundër Izraelit është e frikshme. Ekstremizmi i dhunshëm duhet të ndalet”, ka thënë ajo.

Ndërkohë ambasadori izraelit në Suedi e ka cilësuar si një sulm ndaj ambasadës dhe punonjësve të saj.