MAL I ZI - Ambasada jonë shqiptare në Podgoricë është sulmuar dhe qëlluar me gurë rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm ndërsa 3 persona janë arrestuar për incidentin.
Ministria Jonë e Punëve të Jashtme është vënë në dijeni për këtë ngjarje dhe i ka dërguar notë protestë qeverisë malazeze.
Burime nga ministria e Jashtme sqaruan për Shqiptarja.com se ambasadori shqiptar i dekretuar nga presidenti Nishani, Ernal Filo nuk ndodhej në godinën e ambasadës në Podgoricë pasi ende nuk ka marrë zyrtarisht detyrën dhe është akoma në fazën përgatitore.
Nga sulmi me gurë nuk ka pasur të lënduar përveç dëmeve materiale, si thyrja e xhamave. Mësohet se në ambasadë është ndodhur vetëm stafi diplomatik.
Bushati: Fola me homologun malazez, i shpreha shqetesimin qe akte te tilla te mos perseritenPër incidentin në fjalë ka reaguar nga salla e parlamentit ndërsa zhvillohej seanca e sotme plenare, edhe Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati. Kreu i diplomacisë shqitpare tha se ka biseduar me ministrin e jashtëm malazez ku i ka shprehur shqetësim për akte të tilla. Ministri solli në vëmendje dhe një tjetër incident të nodhur një ditë më parë në Mal të Zi në një shkollë shqiptare në Tuz, ku nxënësit ishin zënë njëri me tjetrin për shkak të simboleve kombëtare.
“Kam pas një bisedë më homologun tim. I kam shprehur shqetësimin tim homologut malazez që akte të tilla duhet të ndalohen dhe të dënohen. Po kështu dje ka pasur një zhvillim tjetër në Tuz, ku një shkollë është bërë mollë sherri mes nxënësve sa i përket simboleve tona kombëtare. Jemi këtu për të bërë një diferencë të madhe se nuk barazojmë huliganizmin dhe opinionin e shëndetshëm, kërkojmë që deklaratë që janë fyese ndaj kombit shqiptar të kthehen pas”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati nga foltorja e parlamentit.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
71.2%
-
Jo
25.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1739
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hidhen goglat, 198 familje bëhen me apartamente të reja por s’hyjnë dot brenda! Bashkia e Durrësit: Jemi në pritje të kolaudimit të pallateve
10 Janar, 17:16
-
Rama inspekton fushën sportive në shkollën ‘Adem Haxhija’ në Postribë! Manastirliu: 6 milionë euro për investimet në Shkodër
10 Janar, 17:15
-
Rama inspekton Tregun e Rusit në Shkodër! Benet Beci: Rikonstruktimi në kohë rekord
10 Janar, 17:11
-
Kryepiskopi Anastas në gjendje të rëndë shëndetësore, besimtarët në Korçë luten për shëndetin e tij në katedralen 'Ngjallja e Krishtit'
10 Janar, 17:09
-
Pasi e shpalli fajtor, gjykatësi uron Trump: Suksese në mandatin e dytë presidencial
10 Janar, 17:09
-
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
10 Janar, 17:06
-
Gonzato takon kryetaren e KLP: Një sistem gjyqësor efektiv dhe i pavarur, rol kyç për të ardhmen e vendit në BE
10 Janar, 16:57
-
Qeveria vendos kompensimin financiar të pronarëve që preken nga ndërtimet e legalizuara: Mbi 1 mld lekë për rreth 9 hektarë
10 Janar, 16:50
-
Eduard Shalsi nis ‘punën’ si drejtues politik: PS do ta transformojë Kukësin si gjithë Shqipërinë
10 Janar, 16:48
-
Nënshkruhet marrëveshja, sistem i ri i pagesave të shpejta në vendet e Ballkanit Perëndimor
10 Janar, 16:47
-
Zjarret në Los Angeles, Bebe Rexha: Ajri është i tmerrshëm, sikur po jetojmë brenda një oxhaku
10 Janar, 16:34
-
Donald Trump shpallet fajtor në rastin 'Stormy Daniels', por nuk do të vuajë asnjë lloj dënimi
10 Janar, 16:21