Gjatë ditës së sotme është shënuar një tjetër sulm me armë në një qytet të Rusisë.

Sulmi ka ndodhur në zyrën e Agjencisë së Inteligjencës Ruse në Khabarovsk.

RT transmeton se një person që u identifikua më pas si një 18 – vjeçar i lidhur me një grup neo-nazist.

RT shkruan se sulmuesi është vrarë nga sigurimi, por para kësaj ai la të vdekur një oficer të zyrës dhe një person tjetër i cili mendohet të ketë qënë vizitor.

Ndërkohë thuhet se sulmi ndodhi në recepsion në zyrat e FSB-së në Khabarovsk,ka thënë agjencia.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com