Breshëri plumbash ndaj efektivëve të Kosovës! Kurti: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë tonë

Breshëri plumbash ndaj efektivëve të Kosovës! Kurti: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë tonë

Albin Kurti

KOSOVË- Njësia policore e Kosovës ka lajmëruar ditën e sotme se është sulmuar nga të shtëna me armë zjarri në liqenin e Ujmanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:25 ku njësia policore ishte duke bërë një ndalesë me varkë në patrullë pranë liqenit të Ujmanit. Sipas Policisë, kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri si dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia e Kosovës po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, i cili e ka cilësuar sulmin si “një përpjekje e grupeve ilegale serbe për të penguar punën e zyrtarëve policor ose dhe për t’i vrarë ata.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata” , shkruan Sveçla në Facebook.

Po ashtu, dhe Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë kundrejt njësisë policore të Kosovës pranë liqenit të Umjanit të ndodhur ditën e sotme. Kurit e ka quajtur një përpjekje të bandave kriminale që vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive të zbatimit të ligjit dhe luftës së Kosovës kundër krimit të organizuar. Ai njoftoi po ashtu se është duke u zhvilluar një hetim i plotë lidhur me këtë ngjarje.

“Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, shkruan Kurti në Twitter.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Të shtënat me armë në Ujman, Kurti: Bandat kriminale janë barrikaduar kundër policisë tonë

1659294252_Sequence03.00024519.Still033.jpg

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas sulmit me armë kundrejt njësisë policore të Kosovës pranë liqenit të Umjanit të ndodhur ditën e sotme. Kurit e ka quajtur një përpjekje të bandave kriminale që vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive të zbatimit të ligjit dhe luftës së Kosovës kundër krimit të organizuar. Ai njoftoi po ashtu se është duke u zhvilluar një hetim i plotë lidhur me këtë ngjarje.

“Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës. Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, shkruan Kurti në Twitter.

Ora 16:45
Të shtënat me armë kundër policisë së Kosovës/ Sveçla: Grupe ilegale serbe po përpiqen të na ndalojnë që të kryejmë detyrën

“Grupe ilegale serbe po përpiqen të ndalojnë policinë e Kosovës që të kryejë detyrën”, kështu e cilësoi  Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla sulmin me armë ndaj njësisë policore të Kosovës, pranë liqenit të Umjanit.

“Rreth 10 herë sot është shtënë drejt zyrtarëve të policisë kufitare derisa ata po kryenin detyrën e tyre zyrtare, kontrollën rutinore në Liqenin e Ujmanit. Grupet ilegale serbe të cilat tashmë po mbrohen dhe mbështeten edhe publikisht nga struktura të caktuara serbe, po bëjnë përpjekje maksimale të na pengojnë apo ndalojnë të kryejmë detyrën tonë brenda vendit tonë. Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit. Për më pak se 1 javë, 2 herë strukturat kriminale kanë shtënë drejt zyrtarëve policor për t’i penguar ose për t’i vrarë ata” , shkruan Sveçla në Facebook.

Njësia policore e Kosovës lajmëroi  ditën e sotme se është sulmuar nga të shtëna me armë zjarri në liqenin e Ujmanit rreth orës 11:25. Në kohën që u dëgjuan të shtënat,  njësia policore ishte duke bërë një ndalesë me varkë në patrullë pranë liqenit të Ujmanit. Sipas Policisë së Kosvës, raportohet se  kanë qenë rreth 10 të shtëna me armë zjarri si dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.

G.MO/S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri