Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në pjesën veriore të Irakut, strehë e trupave amerikane, njoftuan dy burime të sigurisë. Disa burime nga Zona e Gjelbër e fortifikuar në Bagdat njoftuan se u ndezën sirenat e alarmit në kompleksin e ambasadës amerikane për një sulm të mundshëm, por nuk pati njoftime për goditje predhash apo viktima.
Një grup i quajtur “Rezistenca Islamike në Irak” mori përgjegjësinë për sulmin e fundit, duke thënë se kishte qëlluar me dy dronë bazën ajrore al-Harir.
Forcat amerikane dhe ndërkombëtare të stacionuara në Irak dhe përtej kufirit në Siri kanë qenë në gatishmëri të lartë mes dhjetëra sulmesh kundër bazave të tyre pas shpërthimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit.
Zyrtarët amerikanë thanë se shumica e sulmeve nuk kanë arritur të godasin objektivat e tyre për shkak të sistemeve të fuqishme të mbrojtjes. Ata fajësojnë grupet e mbështetura nga Irani.
“Rezistenca Islamike në Irak” ka marrë përsipër shumë nga sulmet, duke thënë se ato ishin në përgjigje të mbështetjes amerikane për Izraelin në luftën e tij kundër Hamasit. Zyrtarët palestinezë të shëndetësisë thonë se më shumë se 10,000 njerëz janë varë, 40% e të cilëve fëmijë. Shifat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.
Kryeministri irakian, Mohammed al-Sudani, është zotuar se do t’i vërë përpara drejtësisë përgjegjësit e sulmeve. Tre baza ushtarake ku shërbejnë këshilltarë të koalicionit janë goditur, Ain al-Asad në Irakun perëndimor, një bazë ushtarake pranë aeroportit ndërkombëtar të Bagdadit dhe baza Harir në Erbil./VOA
S.S/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.1%
-
Jo
49.9%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2174
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ish-senatori Bob Menendez dënohet me 11 vjet burg! Mori lingota ari rryshfet për të vepruar si një agjent i qeverisë egjiptiane
29 Janar, 22:23
-
Ndërprerja e fondeve nga SHBA, Blushi: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur, paratë e taksapaguesve amerikanë s'do keqpërdoren më
29 Janar, 22:21
-
Spahiu: Ndihma SHBA për Shqipërinë është pikë në oqeanin 70 miliard USD, që i japin botës
29 Janar, 21:48
-
Kosovë/ Albin Kurti refuzon të komentojë deklaratën e tij për marrëveshjen e Uashingtonit
29 Janar, 20:26
-
Skënder Minxhozi: Ushtarët francezë në Groenlandë dhe politika e re e jashtme amerikane
29 Janar, 20:03
-
Administrata Trump ngrin fondet federale/ Washington Post: Presidenti është tërhequr! Shtëpia e Bardhë e mohon: Mbetet në fuqi
29 Janar, 19:57
-
Kina lançon Deep Seek, eksperti i IT: Më rezulton më e saktë se Chat GPT! Shumë profesione po zëvendësohen nga Inteligjenca Artificiale
29 Janar, 19:49
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, Petro Koçi: Do bëhen rishikime, Berisha zhduku provat e 21 janarit! Petraj: SPAK s’mund të jetë si xhelat për krimet zgjedhore
29 Janar, 19:32
-
Ngrirja e fondeve nga SHBA, urdhri i plotë i Donald Trump! Ja si mund të kthehet mbështetja për Shqipërinë
29 Janar, 19:08
-
Pyetje-përgjigje/ Pse Trump ngriu ndihmat e huaja? DASH: Brenda pak ditësh u ndaluan 1 mld $ shpenzime që nuk përputhen me 'Amerika e Para'
29 Janar, 18:31
-
Pas urdhrit të Trump, Ambasada e SHBA njofton ngrirjen e fondeve për institucionet shqiptare, mes tyre dhe SPAK (LISTA)
29 Janar, 16:57
-
'SHBA po harxhonte 50 milionë dollarë për prezervativë në Gaza', Sekretarja e shtypit të Trump lë me gojë hapur gazetarët
29 Janar, 16:19