Ambasada ruse në kryeqytetin e Sirisë, Damask, është sulmuar dy herë me granata gjatë kësaj të mërkure.

Të dy bombat janë hedhur në brendësi të territorit të ambasadës, por nuk kanë shkaktuar të lënduar. 

Moska e konsideron këtë ngjarje si një provokim të ri nga ekstremistët, të cilët kundërshtojnë zgjidhjen paqësore në Siri, me qëllim për të mbjellë terror dhe dhunë.  

Ministria e Jashtme ruse u shpreh se personeli i ambasadës ruse në Damask është në rrezik prej grupeve terroriste. 

Sulmi ndaj ambasadës në Siri vjen një javë pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi, Andrey Karlov i cili u qëllua për vdekje nga një ekstremist turk. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com