Shkodër, granata shtëpisë së ish-deputetit, u largua në SHBA në 1997

Është sulmuar me granatë banesa e një ish-polici në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku është sulmuar banesa e ish-policit Shyqyri Çela. Policia njofton se është gjetur një granatë e shpërthyer në oborrin e ish-efektivit, ndërsa në vendin e ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, për të cilën është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv

Report Tv mëson se ish-polici Çela ka dalë në pension, ndërsa nuk dihen ende motivet e këtij sulmi, që është shënuar rreth orës 03:00 pas mesnatës, në lagjen "Partizani". Shyqyri Çela ka shërbyer si efektiv në Policinë e Shkodrës deri para 4-5 viteve, kur ka dalë në pension.

Në vitet 1992-1996, ai ka qenë deputet i PD, në zgjedhjet e vitit 1996 ka qenë sërish kandidat për deputet, ndërsa në vitin 1997 ka qenë shef i Policisë së Shkodrës. Ndërsa ishte kthyer nga SHBA vetëm pak ditë më parë. Në momentin e sulmit, Çela ka qenë i vetëm në banesë. 


Porta e shtëpisë së ish-policit që u sulmua me granatë

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 07.06.2018, rreth orës 03.00, jemi njoftuar se në oborrin e banesës të shtetasit Sh. Ç, vjeç 63, banues në lagjen Partizani Shkodër, i kanë hedhur një granatë, e cila ka shpërthyer duke dëmtuar disa xhama të banesës, nuk ka persona të dëmtuar.

Nga kqyrja paraprake e vendit të ngjarjes është konstatuar edhe një granatë luftarake e pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specialistëve të Njësisë Anti-eksploziv. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë