Sulmohet me thikë kandidati për President, simpatizantët e quajnë “Trumpi Brazilian”

Sulmohet me thikë kandidati për President, simpatizantët e quajnë “Trumpi Brazilian”

Jair Bolsonaro, kandidati për President në Brazil

Kandidati për President në Brazil, Jair Bolsonaro është sulmuar me thikë gjatë një takimi elektoral. Bolsonaro, lider i ekstremit të djathtë është sulmuar kur po takonte një turmë në Minas Gerais.

Ai tashmë ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, pasi iu nënshtrua edhe një operacioni në stomak.

Bolsonaro ka ngjallur irritimin e shumë njerëzve në Brazil për shkak të komenteve raciste dhe homofobike, por megjithatë ka arritur të qendrojë shumë lart në sondazhe, duke u quajtur nga miliona brazilianë si “Trumpi brazilian”.

Bolsonaro është 63 vjeç, dhe përfaqëson Partinë Social-Liberale në zgjedhjet që pritet të  mbahen në tetor.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë