Sulmohet natën me molotov zyra
e shefit të stafit të Atifete Jahjagës

Sulmohet natën me molotov zyra<br />e shefit të stafit të Atifete Jahjagës
Është sulmuar me molotov zyra e shefit të stafit të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.
 
Siç raportojnë mediat kosovare, zyra e Arbër Vllahiu është sulmuar ndonëse ndodhet në objektin ku ndodhet edhe Kuvendi i Kosovës, ku presupozohet që masat e sigurisë janë të larta. 

Zyra e tij është djegur e gjitha dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur në orën 04.00 të mëngjesit të sotëm.
 
Policia sapo ka marrë njoftimin ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por deri tani nuk dihet se cili ka qenë autori apo autorët e këtij veprimi.

Sipas policisë së Kosovës, hedhja e molotovit është bërë nga dy persona të maskuar të cilët më pas janë larguar me shpejtësi.

Ata fillimisht kanë thyer xhamin e godinës me gurë e më pas kanë hedhur brenda saj edhe molotovin.


Ja njoftimi i policisë së Kosovës
Me datën 12.03.2016 rreth orës 04:00 është raportuar se disa persona te dyshuar te maskuar kane hedhur koktej molotov ne drejtim te ndërtesës Presidenciale. Personat e  dyshuar pas hedhjes se koktej molotovit  dyshohet se janë larguar ne drejtim te rrugës Agim Ramadani me një veture ngjyre te bardhe. Fillimisht dyshohet se me gurë e kane thyer xhamin e dritares ku kane tentuar qe ta hedhin shishen e molotovit, çka nuk kanë arritur pasi qe shishja është goditur ne muri ku shihet një sipërfaqe e murit rreth një metër e nxire me rastin e thyerjes se shishes, ku derivatet janë djegur ne atë pjese te murit. Njësia policore ka dale menjëherë ne vendngjarje, mirëpo nuk është arritur te hasen te dyshimtit.
 Ne vendngjarje kane dale te gjitha njësitet policore relevante, duke përfshirë edhe njësinë e hetimeve dhe krimtekniken rajonale për te kryer ekzaminimin e vendit te ngjarjes, duke përfshirë deshmit ne vendngjarje.
Nuk raportohet për persona te lënduar. Rasti është iniciuar dhe dedikuar njësisë se hetimeve për procedura te mëtutjeshme dhe kryerje te hetimeve intensive, per zbulimin dhe arrestimin e personave te dyshuar.
 
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: E pavërtetë! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor