Sulmohet në Beograd filozofi që
mbështeste boshnjakët e shqiptarët

Sulmohet në Beograd filozofi që<br />mbështeste boshnjakët e shqiptarët
BEOGRAD-Në qendrën kulturore në Beograd është sulmuar filozofi i njohur francez Bernard Henri Lévy. Në video shfaqet momenti kur një grup serbësh të majtë e gjuajtën me tortë në fytyrë.

Ndërsa po mbante një fjalim para të pranishmëve të cilët kishin ardhur të shikojnë filmin e tij “Peshmerga”, që është pjesë e programit Beldoks, ai është goditur në fytyrë me tortë nga disa të rinj serbë të cilët në ato momente shfaqën edhe një banderolë në të cilin shkruante “Vrasës, ik nga Beogradi”.

Sulmi ndaj filozofit me prejardhje hebre vjen si rezultat i faktit se gjatë viteve të ’90-ta ngriti zërin kundër luftërave që po zhvilloheshin në ish-Jugosllavi, e në veçanti ndaj krimeve që po bëheshin ndaj myslimanëve nëpër kampe të ndryshme ku torturoheshin dhe vriteshin nga forcat serbe.

Por, është interesant fakti se si në momentin që u sulmua nga pjesëtarët majtistët të SKOJ-it, nuk kishte pjesëtarë të sigurimit për të parandaluar një gjë të tillë.

Bernard, i cili në vitin 2010 ishte shpallur nga “The Jerusalem Post” si njëri nga 50 hebrenjtë më ndikim -gjithashtu kishte shkruar edhe për Kosovën dhe sfidat nëpër të cilat kishte kaluar gjatë okupimit nga ana e Serbisë. 

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

‘Ushtari’ i Ervis Martianjt dhe 6 të tjerë marrin peng të riun në Tiranë, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie