Sulmohet në derë të shtëpisë deputeti francez, turma e protestuesve e qëllon me alga deti dhe gurë

Sulmohet në derë të shtëpisë deputeti francez, turma e protestuesve e qëllon me alga deti dhe gurë

Një turmë protestuesish që kundërshtonin masat e reja anti-COVID të ndërmarra në Francë, kanë sulmuar një deputet, jashtë shtëpisë së tij.

Stéphane Claireaux u sulmua nga turma e protestuesve me alga deti dhe gurë në derën e shtëpisë. Ai e tha se do të ngrejë kallëzim penal kundër atyre që janë përgjegjës. Deputeti i cili është nga partia në pushtet e presidentit francez Emmanuel Macron theksoi se incidenti ishte "i patolerueshëm".

Deputeti Stéphane Claireaux

Claireaux tha se ai kishte dalë jashtë për të folur me protestuesit, të cilët ishin të zemëruar për vendimin e autoriteteve lokale për të vendosur 'green pass'. Në Francë për shkak të rritjes së rasteve me COVID, qytetarëve u kërkohet të paraqesin certifikatë vaksinimi ose një test negativ Covid për të hyrë në shumë vende publike.

 

L'agression de Stéphane Claireaux à son propre domicile lors de la manifestation contre le passe sanitaire est absolument inacceptable. Les images sont profondément choquantes. pic.twitter.com/S4ttQF2WTG

— Annick Girardin (@AnnickGirardin) January 9, 2022

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65- vjeçari