SHBA- I pandehuri që sulmoi gjyqtaren gjatë një seance gjyqësore në Las Vegas është dënuar me 1 vit e 7 muaj burg për veprën penale ‘tentativë për sulm’.

Agresori Deobra Redden u shfaq në gjykatë me një maskë që i ishte vendosur, ndërsa prangat e tij ishin me izolues specialë. Gjashtë oficerë ishin të gatshëm në seancë në rast se agresori do të tentonte sërish të kryente ndonjë sulm fizik.

Vendimin për dënimin e tij, e mori e njëjta gjyqtare, Mary Kay Holthus e cila u sulmua brutalisht nga ai në 4 janar të këtij viti. Më herët ai u dënua me 4 vite burg për një sulm me shkop bejsbolli.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 27 Dhjetor, 14:09

    Si ka qenë 2025-a për ju?