Ndërsa Sehar Xhenje 21 vjeç, i arrestuar si bashkëpuntor, pasi e largoi nga vendi i ngjarjes duke e fshehur është shprehur se “kam qenë në makine nuk e di se cfarë është bërë”. Dy personat e arrestuar nuk kanë dhënë emrat se cili ka qenë ai që i ka porositur për të goditur Gjokën para 6 ditësh.
Arrestimi i autorëve, u zbuluan nga kamerat
Blutë e Shkodres prej ditësh ishin në ndjekje të autoreve, ndërkohë që personat e arrestuar janë “tradhtuar” nga kamerat e sigurisë të cilat kanë filmuar cdo gjë, që nga momenti kur agresorët kanë mbërritur në fushën “Reshit Rusi”.
Sehar Xhenje pasi është marrë disa here në pyetje, nga oficeret e policisë së Shkodrës ka deklaruar se ka qene aty, së bashku me një person tjetër duke treguar emrin e Nehat Fojletës, autori i sulmit.
Nehat Fojleta nuk ka pranuar të ketë pasur konflikt me trajnerin Gjoka por pas ballafaqimit me kamerat e sigurisë, ai ka pranuar se ka qenë aty. Ndërsa po vijon puna për të mësuar se cilët kanë qenë ata që kanë porositur sulmin ndaj Gjokës.
d.b/shqiptarja.com











