Sulmonin çiftet te liqeni,detaje
për arrestimin e dy grabitësve

TIRANË - Dy personat e arrestuar mbrëmjen e të enjtes nga “Shqiponjat” e policisë së Tiranës, dyshohet se janë autorë të disa grabitjeve të ndodhura në zonën e liqenit, në kryeqytet dhe për këtë ata tashmë po heton nga komisariati i policisë nr.2. të premten policia dha detaje të reja mbi arrestimin e Murat Shpatës 21 vjeç si Ardit Veizit, 22 vjeç, të cilët u arrestuan të premten pasi kishin grabitur një çift në zonën e liqenit.
 
Sipas burimeve të policisë, i dëmtuari R.I, 23 vjeç kishte qenë në zonën pranë liqenit artificial me të dashurën mbrëmjen e të enjtes kur dy persona njëri me armë dhe tjetri me kaçavidë e sulmuan dhe i morën një sasi të vogël parash orë dhe celular. Efektivët e “Shqiponjave”, pas njoftimit të marrë rrethoi zonën me disa patrulla me automjete dhe me motoçikleta.
 
Fillimisht policia ndaloi Murat Shpatën, i cili ishte vënë re duke vrapuar në zonën e kodrave të liqenit, ndërsa mbante dorën në brez. Sapo e ndaluan punonjësit e patrullave të shqiponjave, ai hodhi pistoletën. Pasi ndaluan Shpatën policia zbuloi se ai kishte komunikuar në telefon me Ardit Veizin.
 
Pas krehjes së zonës, policia ndaloi edhe këtë të fundit dhe të dy, u përcollën në komisariatin nr.2, ku edhe u arrestuan në flagrancë. Vetëm për muajin prill skuadra e shqiponjave, ka arrestuar në flagrancë, 190 persona, katër prej të cilëve në kërkim, ndërsa janë shoqëruar në polici 280 persona. Një pjesë e mirë e personave të arrestuar sipas burimeve, kanë qenë me armë, me lëndë narkotike dhe nuk kanë munguar as shoqërimet në polici të mjeteve luksoze.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen