Sulmuan stafin e burgut, kapen 3
persona, njëri ishte në kërkim

Tre persona kanë sulmuar rojet e burgut në Fier veprim pas së cilit ata janë prangosur nga policia.
 
Ngjarja ka ndodhur në derën kryesore të burgut, ku ata kishin shkuar për të takuar një të njohurin e tyre, por në gjendje të dehur kanë ofenduar e dhunuar punonjësit e burgut të cilët pasi i kanë neutralizuar i kanë shoqëruar në policia veprim pas së cilit ka rezultuar se njëri prej tyre ishte shpallur në kërkim nga policia, madje ishte dënuar me 15 vite burg.
 
Sipas policisë, në pranga kanë rënë:  Altin Patok, 41 vjeç, Arber Fejzulla, 31 vjeç dhe Blenard Fejzulla, 36 vjeç i cili kërkohej për trafikimim droge dhe pjesëmarrje në organizata kriminale.

Ja njopftimi i policisë
Fier!
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
-Altin Patok, 41 vjeç, banues në, lagjen Mbrostar Ferko,Fier.
-Arber Fejzulla, 31 vjeç, banues në lagjen "1 Maji" Fier.
-Blenard Fejzulla, 36 vjeç, banues në lagjen "1 Maji" Fier.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë shkuar në I.E.V.P. Fier, janë konfrontuar e kanë ofenduar me fjalë fyese stafin e Policisë së Burgut.
Po ashtu, këta shtetas kanë kundërshtuar me forcë veprimet e punonjësve të policisë së burgut.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shteterore ose një shërbim publik” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëshpunim, parashikuar nga Nenet 235/2 dhe 236/2 të Kodit Penal.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 13:30

    Deri në 700 kWh ulet me 1 lekë çmimi i energjisë për familjet, si ju duket?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut

Vdekja e 12-vjeçarit te Pediatria, reagon QSUT: Humbi jetë nga miokardi akut